Skulptura e yllit të futbollit Lionel Messi, e cila u inagurua në qershor në Buenos Aires, është gjetur e vandalizuar me bustin, kokën e krahët të që mungojnë. Këtë konfirmoi ministria e kulturës së kryeqytetit argjentinas. “Statuja e Lionel Messi, e vendosur në Tristan Achaval 1100, ishte viktimë e një akti vandal të tmerrshëm,” shprehet sekretariati i dpa. “Bashkia ka nisur punimet për të riparuar statujën,” shtohet në informacionin zyrtar. Statuja e sulmuesit të Argjentinës dhe Barcelonës u hap për t’u parë nga publikisht në Paseo de la Gloria, dy ditë pasi Argjentina humbi në finalen e Copa America kundër Kilit në shtetet e bashkuara.
Skulptura e figurës më të madhe të futbollit modern nuk zgjati shumë pa u prekur. Sot, po ta shohësh do të duken vetëm këmbët e tij që janë duke pasuar topin. Paseo de la Gloria ka skulptura të atletëve të mëdhenj argjentinas, ku përfshihet tenistja e famshme Gabriela Sabatini dhe Giullermo Vilas, ylli i basketbollit që ka luajtur në NBA Manu Ginobili, pesë herë kampioni i botës në Formula 1 Juan Manuel Fangio dhe lojtarja e sportit të hokejt Luciana Aymar, ndër të tjerë.