Ushqimet të mbështjella me qese plastike janë toksike

250

Kur vjen puna tek të ushqyerit shëndetshëm, fast-foodi është rrallë opsioni më i pëlqyer. Përveç pjesës që shton në gjak sasinë e yndyrave, mesa duket dashuria jonë për ushqimet e shpejta ka edhe disa rreziqe të tjera për shëndetin tonë. Një studim i ri i bërë në Amerikë ka gjetur prova të disa përbërësve toksikë të përdorur në mbështjellëset me të cilat izolohen sufllaqet, donerat apo ushqimet e tjera të gjendura në dyqanet e fast-food. Ekspertët nga Instituti “Silent Sping” i Nevadas paralajmërojnë se nëse ato arrijnë ta prekin ushqimin, mund të shkaktojnë kancer. Ata kanë testuar më shumë se 400 letra mbështjellëse nga 27 restorante në të gjithë SHBA-në. Në testet që kryen ata dalluan substanca të polifloroalkilit në 20% të produkteve që analizuan. Studimi i publikuar në një gazetë të Shkencës Mjedisore & Teknologjisë thotë se ushqimet që kanë më shumë gjasa ta përmbajnë përbërësin toksik, janë ëmbëlsirat, buka, ushqimet e shpejta dhe ai meksikan. Autorja e studimit Laurel Schaider tha se këto kimikate lidhen me një sërë problemesh shëndetësore si kanceri apo fertiliteti. Është shqetësuese që njerëzit janë të ekspozuar ndaj tyre nëpërmjet ushqimeve. Më të rrezikuarit janë fëmijët sepse trupi i tyre është në zhvillim dhe janë më vulnerabël ndaj kimikateve toksike.

Të Ngjajshme