Një nga rrjetet sociale më të përdorura ndonjëherë, Instagram, sa vjen dhe përmirësohet. Së fundmi, rrjeti social ka shtuar një tjetër veçori: 10 foto apo video në një postim! E dimë që duket mjaft e çuditshme, pasi jemi mësuar të postojmë vetëm 1 foto apo video në një postim, por duket se duhet të mësohemi me mënyrën e re. Për ta përdorur këtë risi duhet të zgjidhni një foto apo video, si zakonisht, e më pas do t’ju dalë opsioni i shumëfishimit të fotos a videos. Zgjidhini sipas mënyrës e renditjes që dëshironi, vendosuni një filtër të gjithave apo një filtër të ndryshëm për secilën dhe jepini: “Publish”. Momentalisht, lejohet vetëm një përshkrim për të gjithë postimin!