Kelly Fidoe-White i ka kaluar të 36 vitet e jetës së saj me vuajtjet si psikologjike ashtu edhe fizike që i sjell gjendja e saj shëndetësore. Ajo vuan nga Trimethylaminuria, gjendje kjo që shkakton trupin e Kelly-t të ketë një aromë të rëndë peshku. Gjendjen e saj e kishte zbuluar gjatë kohës së adoleshencës kur shokët dhe shoqet kishin refuzuar të kalojnë kohë me atë për shkak të erës së keqe që i vinte. Gjatë një kohe ajo madje kishte kaluar shumë kohë në dush duke u larë katër herë në ditë e duke harxhuar para të shumta në deodorante dhe shampo, vetëm për t’u munduar të kamuflojë aromën e tmerrshme që vinte nga trupi i saj. Pas disa kërkimeve dhe vizitave mjekësore ajo ishte vetëdijesuar për gjendjen dhe e ka pranuar veten ashtu siç është, ndërsa jetën e vazhdon duke u munduar të edukojë dhe të sensibilizojë të tjerët për këtë çrregullim. Trimethylaminuria, apo sindromi erë peshk, është sëmundje e cila vjen si shkak i mos tretjes së një ushqimeve të caktuara dhe mos zbërthimit të disa enzimeve e ku ky proces vërehet në aromën e trupit, gojës dhe urinës. Kelly ka treguar se është e vetëdijshme për gjendjen e saj por sado e vështirë që është për personat afër saj dhjetë fish është më e vështirë dhe më e pa rehatshme për atë. Burri i saj dhe kolegët e saj kanë treguar që në fillim u ka penguar aroma e cila ka raste që është e pa durueshme po se tashmë janë mësuar me atë dhe se mundohen ta mbështesin Kellyn gjatë gjithë kohës.