Gjyqtari Bajram Gashi sot është dënuar me një vit moskryerje të detyrës, me gjashtë muaj kolegu i tij, Edmond Zeqiri, kurse me gjashtë muaj trajneri i njohur, Ismet Munishi. Ndërsa, vëzhguesi Ali Ajeti është dënuar me dy vite. Këto dënime i ka shqiptuar Komisioni Disiplinor i FFK-së, pasi është konstatuar se të lartpërmendurit kanë shkelur Kodeksin e Mirësjelljes, i cili ua ndalon takimet para ndeshjeve të futbollit.Munishi ka theksuar se kjo e ka pastruar, pasi dënimi ndaj tij nuk ka të bëjë asgjë me kurdisjet e shumëpërfolura ditëve të fundit në futbollin kosovar