Bëhet e ditur se 9 mijë e 103 punonjës të policisë janë pezulluar nga detyra në Turqi me arsyetimin se janë të bashkuar ose janë të lidhur me Organizatën terroriste FETO/Strukturën e shtetit paralel (FETO/PDY), raporton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë me shkrim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë thuhet se “bazuar në pikën 2 të dekretit në fuqinë ligjore në lidhje me masat e marra në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme të ligjit me nr. 667, janë pezulluar nga detyra 9 mijë e 103 anëtarë punonjës të policisë me arsyetimin se janë të bashkuar ose janë të lidhur me Organizatën terroriste FETO/Strukturën e shtetit paralel (FETO/PDY) të cilët janë përckatuar se përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare”.