Trepça ‘89 e ka siguruar matematikisht titullin e kampionit edhe pse janë edhe tre ndeshje për tu luajtur. Skuadra e Zekerija Ramadanit shënoi fitore si mysafirë i Besës që këtë ndeshje e zhvilloi me njomakë (0-2), pasi skuadra e parë janë në bojkot.
“Jam krenar që jam trajner i kësaj skuadre, jam krenar që jam trajner i këtyre luanëve. Merita është e të gjithëve, deri tek ekonomi i skuadrës. Por merita më e madhe është e futbollistëve. I uroj edhe zyrtarisht presidentit të klubit për titullin e parë historik”, ka trajneri shkupjan Ramadani pas ndeshjes për Supersport.