Populli i Indisë është i vetmi popull në botë që beson se martesa krijohet në parajsë dhe se ajo i bashkon dy zemra në një. Nëse për shumicën e njerëzve në botë martesa është momenti më i lumtur në jetën e tyre, në Indi, ajo është diçka edhe më shumë dhe më e veçantë. Krijimi i ngjyrave dhe vizatimet e tyre në trup e duar, identifikojnë një kulturë shumë ndryshe nga kulturat e tjera të vendeve të botës. Përveç ngjyrës së kuqe në ballë që identifikon se është e martuar, indianët kanë edhe aspekte të tjera interesante gjatë martesës. Në Indi, gjatë martesës, lidhet një pakt ose marrëveshje në të cilën të dy të posamartuarit, nënshkruajnë se nuk do ta tradhtojnë njëri tjetrin gjatë gjithë jetës së tyre. Një tjetër karakteristikë është kur motra e nuses i bën hile dhëndrit në mënyrë që të mund t’i rrëmbejë atij këpucën. Dhëndrit i kërkohet të paguajë një shumë të madhe parash për kthimin e këpucës. Ky zakon është mjaft i këndshëm dhe kalohet me gëzim gjatë ceremonisë. Pjesa më e interesante e martesë në Indi, janë nuset – të cilat vishen dhe stolisen sipas traditave shekullore të këtij vendi. Indianët ditën e martesës, e konsiderojnë si dita më e lumtur në jetën e tyre, dhe si një dhuratë e madhe nga Perëndia.