Sekretari amerikan i Shtetit Reks Tilerson do të takohet gjatë vizitës në Turqi me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, njoftoi Departamenti i Shtetit. “Sekretari amerikan i Shtetit Reks Tilerson udhëton për Ankara më 30 mars që të takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë turq, që do të jetë në drejtim të vazhdimit të bashkëpunimit të SHBA-së me aleatin tonë në NATO të nivelit të lartë”, theksoi Departamenti i Shtetit.
Në kumtesë thuhet se Tilerson planifikon t’i shqyrtojë mënyrat e mëtejshme për luftë kundër grupacionit Shtetit Islamik. Tilerson pas udhëtimit në Turqi do të niset për në Bruksel për vizitë në selinë e NATO-s.