“Ndjehem mjaft i kënaqur që më në fund edhe zyrtarisht jam lojtar i Shkëndijës. Shpresoj që do të më jepet mundësia që të jap maksimumin tim dhe ti përsërisim sukseset e sezonit të kaluar”, deklaroi për gazetën KOHA, Musliu
Shkup, 13 qershor – Visar Musliu zyrtarisht është futbollist i ri i Shkëndijës bën të ditur klubi kuqezi, transmeton gazeta KOHA. Mbrojtësi 23 vjeçar sot firmosi kontratë dy vjeçare dhe periudhën në vazhdim do jetë në pronësi të plotë të kuqezinjve. Musliu, i cili është edhe reprezentuesi i Maqedonisë, gjashtë muajt e kaluar ishte lojtar i FC Prishtinës dhe te Shkëndija luajti në formë të huazimit, duke u bërë pjesë e arritjes historike në fitimin e titullit të kampionit dhe trofeut të Kupës së Maqedonisë.
Menjëherë pasi ka nënshkruar kontratën e rre, Musliu ka treguar përshtypjet e para për gazetën KOHA. “Ndjehem mjaft i kënaqur që më në fund edhe zyrtarisht jam lojtar i Shkëndijës. Shpresoj që do të më jepet mundësia që të jap maksimumin tim dhe ti përsërisim sukseset e sezonit të kaluar”, deklaroi për gazetën KOHA, Musliu.
Ndryshe, në gjysmësezonin pranveror me fanellën kuqezi, Musliu zhvilloi 15-të paraqitje kampionale në të cilat shënoi dy gola, ndërsa realizoi tre gola në kuadër të Kupës dy prej të cilëve në finale. Fillimisht realizoi në fitoren e lartë 4:0 kundër Vardarit në çerekfinale, ndërsa më pas realizoi dy herë në fitoren 3:0 përballë Pelisterit në finalen të Kupës.
Cekim, 23 vjeçari karrierën e nisi në te skuadra e Gostivarit prej edhe nga vjen, ndërsa më pas transferohet te skuadra e Renovës. Në sezonin 2014/15 u transferua te skuadra zvicerane St Galen, por nuk iu dha rasti që ti dëshmojë vlerat e tij me çka u rikthye përsëri te skuadra e Renovës, ku nga 63 paraqitjet sa i kishte, arriti të shënojë shtatë gola. Më pas erdh ai transferim i bujshëm te KF Vardar, ku shënoi 20 paraqitje dhe një gol, derisa ishte pjesë e ekipit në grupet e Liga Evropës. Mirëpo, në janar të këtij viti, Musliu vendosi të largohet nga Vardari duke u transferuar te KF Prishtina, por që kjo e fundit e huazoi te KF Shkëndija për gjashtë muaj. Ndërkohë, nga dje, Musliu edhe zyrtarisht është pronë e klubit kuqezi, kampionit të ri dhe fituesit të trofeut të Kupës.