Donald Trump mori vendimin për ndalimin e hyrjes së personave të shtatë vendeve me shumicë myslimane në SHBA. E në vazhdën e shumë kritikave dhe kundërshtimeve të VIP-ave, edhe gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull. Në fakt, prestigjiozja britanike ka botuar një shkrim “Kjo është ajo sesi duket një refugjate: 7 femrat frymëzuese që janë kundër mosmarrëveshjes”. Në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila thuhet se u largua prej Kosovës me prindërit gjatë luftës pas persekutimit të shqiptarëve. Më tutje shkruan se Ora është një histori e suksesit dhe megjithëse një refugjate, ajo ka fituar një numër të madh të çmimeve ndërkombëtare dhe ka sjell shumë këngë dhe është imazh i markave të mëdha, të tilla si, Adidas dhe Rimmel. Gjithashtu, në këtë listë është edhe ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright, e cila ka origjinë nga Çekia.