Tiranë, 3 dhjetor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në Tiranë u takua me ekipin fitues të presidentit të sapo-zgjedhur amerikan, Donald Tramp. Delegacioni amerikan kryesohej nga Michael Biundo, i cili ka shërbyer si Konsulenti kryesor Kombëtar për Donald Trump, Andreë Boucher, ish-drejtor ekzekutiv i Partisë Republikane, Shannon Burns, themelues dhe drejtues i kompanisë Victory Solutions, Kory Wood, i cili ka projektuar dhe drejtuar programin telefonik të fushatës për Donald Trump dhe Derek Dufresne i cili ka shërbyer në Kongres për disa kongresmenë dhe është konsulent për çështjet e sigurisë, emigracionit të paligjshëm dhe politikën e jashtme. Sipas njoftimit të PDSH-së, në këtë takim u bisedua për aspektet politike, ekonomike dhe të sigurisë të vendit dhe rajonit, për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për aspekte të interesit të përbashkët. Palët u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdoje edhe ne te ardhmen. Kreu i PDSH-së uroi ekipin e presidentit të ri të SHBA-ve për fitoren në zgjedhjet presidenciale si dhe shprehu falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme që e kanë shqiptarët nga populli amerikan.