Thaçi takoi ambasadorin e Francës, Kristian Timonie

Shkup, 22 shkurt – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi të mërkurën në Ambasadën e Francës në Shkup zhvilloi takim pune me ambasadorin Kristian Timonie. Në takim u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit politike dhe integrimit Euro-Atlantik të vendit. “Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin e Francës me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike në vend, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. Kryetari Thaçi ritheksoi urgjencën e rikthimit të çështjes së emrit në agjendë pasi që paraqet pengesë kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë. Bashkëbiseduesit u pajtuan se vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e integrimeve euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e PDSH-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

five + 15 =