Studimi i ri zbulon se mbi dy milionë përplasje me vetura, janë bërë pikërisht në kohën, kur shoferi është përfshirë në teshtimë. Hulumtuesit nga Oblas Max Strength, kanë gjetur se një e treta e të rriturve, e kanë problem të teshtijnë kur janë duke vozitur. Sipas hulumtimit, dhjetë për qind e të anketuarve arrijnë të ndalojnë teshtimën kur kryejnë marrëdhënie seksuale, duke ngrënë, në takime pune, ose duke bërë grimin. Më se gjysma e njerëzve, kanë dëshirë të bëjnë një teshtime të “zhurmshme dhe krenare”, ndërsa 94 për qind kanë thënë se e bëjnë këtë, vetëm kur janë vetëm. Ndërkohë, një çerek i njerëzve pranojnë se teshtijnë disa herë me radhë, teksa vetëm 11 për qind e konsiderojnë teshtimën si diçka simpatike. Gjatë teshtimës, 60 për qind e njerëzve i vënë duart përpara, në vend se të përdorin facoletë.