Një seri tërmetesh në rajonin e Ohrit dhe Prespës ka regjistruar pas mesnate Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup. Epiqendra e tërmeteve ka qenë 85 kilometra në jugperëndim të Shkupit dhe rrjedhin nga rajoni epiqendror Debarcë.
Nga Observatoriumi sizmologjik informojnë se dy nga këto tërmete edhe atë 50 minuta pas mesnate dhe 59 minuta pas mesnate kanë qenë me magnitudë të Rihterit prej 3.0 ballëve dhe janë ndjerë nga popullata në fshatrat e Malit të Pllakenit me intensitet prej IV ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike. Në Ohër, Strugë dhe Kërçovë janë ndjerë me intensitet prej III ballëve sipas shkallës së njëjtë.