Paraguai është tronditur nga zbulimi i një historie dashurie mes një lojtari të Club Rubio Ñu (kategoria e katërt), Bernardo Gabriel Caballero, dhe presidentit Antonio Gonzalez. Situata është ndezur pas fotografisë së publikuar në rrjetet sociale ku të dy personat shfaqen në krevat, në një moment intim.
Një situatë kjo që ka shkaktuar zemërimin e Gonzalez, i cil ka publikuar një video ku gris kontratën e Caballero-s, duke e ftuar këtë të fundit ta harrojë botën e futbollit.
Por është e mundur që të bëhet fjalë për një trekëndësh dashurie që mund të ketë si protagonist menaxherin e Caballero. Në programin televiziv paraguaian “Hoy Paraguyan”, ai ka pranuar se është munduar ta bindë klientin e tij që të largohej nga Rubio Nu:
“Do të jem i sinqertë, Bernardo ishte shumë i rëndësishëm për mua, kishim një lidhje. Kishte privilegje të jashtëzakonshme, mund të udhëtonte me makina luksoze, të cilat nuk i kishte parë as në ëndërr”.
Por tani, Caballero do të jetë i detyruar t’i thotë lamtumirë ekipit pasi presidenti nuk e ka pritur aspak mirë publikimin e historisë së tij me lojtarin.