Tearcë, 25 dhjetor – Asnjë ndryshim nuk ka sjellë votimi i sotëm në Tearcë. 249 vota për LSDM-në dhe 140 për VMRO-DPMNE është numri i votave që vendvotimi 2011 sot ka grumbulluar ne Tearcë. Me këtë numër votash, LSDM nuk ka arritur të përmbys rezultatin, konkretisht t’i marrë një deputet VMRO-së, e cila vazhdon ti ketë 51, ndërsa LSDM 49. Me votimin e sotëm, tashmë është bërë e qartë se mandatari për formimin e Qeverisë mbetet në duart e partisë së Nikolla Gruevskit.