Të rinjtë e BESËS pastrojnë rrugët nga bora në Hasanbeg

3

Shkup, 11 janar – Sot, Forumi Rinor i Lëvizjes BESA, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari FR-BESA, Daim Luçi kanë realizuar një aksion vullnetar në Hasanbeg të Shkupit, me çka i kanë pastruar rrugët nga bora dhe ngricat. Këtij aksioni i janë bashkangjitur edhe shumë banorë të kësaj zone, të cilët bashkërisht kanë pastruar borën, me ç’rast ata kanë falënderuar të rinjtë e BESËS për ndihmesën e tyre, gjë për të cilën sipas tyre po ndodh për here të parë. Nga Forumi Rinori i BESËS kanë bërë me dije se aksione të këtilla do të vijojnë edhe më tutje, derisa organet kompetente dhe komunale janë në “gjumë dimëror”.

Të Ngjajshme