Të paktën 18 persona, prej të cilëve shumica janë civilë, dje e kanë humbur jetën kur një bombardues vetëvrasës me automjet është përplasur në një karvan të forcave të sigurisë në Afganistanin lindor, kumtoi një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Siç njoftojnë mediat amerikane, cak i sulmuesit ka qenë një grup rojesh të cilët i kanë ruajtur forcat amerikane në provincën Host, por shumica e viktimave në sulm kanë qenë civilë. Përgjegjësinë për sulmin e ndërmori zëdhënësi i talebanëve, Zabiluha Muxhahid. Talebanët i përforcuan sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë pasi muajin e kaluar paralajmëruan ofensivë pranverore, përkujtojnë mediat amerikane. Sulmi ka ndodhur në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.