Në shtetin amerikan të Alaskës, anëtarët e familjes Achtley janë të vetmit që jetojnë përgjatë bregut prej katërqind kilometrash të Lumit Novitna. Gjatë tetëmbëdhjetë vjetëve të kaluar, vetëm një numër i vogël njerëzish i ka vizituar banorët e vetëm të kësaj ane, shkruan “Koha Ditore”. Ata jetojnë në kushte të jashtëzakonshme rreth 200 kilometra larg prej qytezës më të afërt, Ruby. Fotografi, Ed Gold, është njëri prej atyre që ka shkuar t’i takojë. Ai i ka kaluar njëmbëdhjetë muaj në izolim, duke kapur e dokumentuar momente mbresëlënëse gjatë përditshmërisë së tyre. Një herë në vit, anëtarët e kësaj familjeje shkojnë në qytezë për të kryer pazarin. Në bodrumin e tyre janë më shumë se njëmijë kënaçe produktesh të ndryshme ushqimore, duke nisur prej qumështit pluhur e deri te pasta e domateve, apo thasët e orizit, sheqerit ose fasules. Por përveç mungesës së ushqimit, ata nuk kanë as tokë të bukës, kështu që detyrohen të dalin në gjueti arinjsh, ujqish, lepujsh, patash të egra dhe çka jo tjetër…