Në 16 lokacione në plazhet përgjatë bregdetit të Ulqinit filloi monitorimi i cilësisë së ujit të detit.
Siç thonë nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare, ky proces do të zgjasë deri në fund të shtatorit, gjegjësisht deri në fund të sezonit të larjes në det.
Si vitin e mëparshme, monitorimin do ta bëjë Institutit për biologjinë e detit nga Kotori, të cilin Të mirat detare e zgjodhën në tender.