Shkup, 26 qershor – Ndeshja e parë e eliminatoreve për Liga Evropa ndërmjet Shkëndijës dhe Daçias nga Moldavia do të mund të shihet për 200 denarë. Biletat do të dalin në treg nga dita e martë (27.06.2017) në orën 10:00. Të njëjtat do të mund të sigurohen në Fanshopin e klubit në qendër të Tetovës dhe online përmes rrjetit “Mktickets”. Ditën e ndeshjes do të shiten vetëm në pikat shitëse te stadiumi “Mlladost” në Strumicë.
Ndërkohë, UEFA ka caktuar edhe arbitrat për këtë përballje, dhe ajo do ta drejtohet nga polaku Kshishtof Jakubik me ndihmësit Tomash Nemirovski dhe Marsin Borkovski.
Përballja Shkëndija-Daçia luhet të enjten në Strumicë me fillim në orën 18:00.