Parimet e bashkëpunimit, Qeverisë Reformuese, por dhe integrimit në BE dhe NATO ishin temat e takimit të sotëm të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. “Në periudhën e ardhshme dinamika e bisedimeve do të jetë më intensive dhe bisedimet mes dy partive, përfshirë edhe partitë që kanë dhënë mbështetje për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pas së cilës do të kalohet në zgjidhjet konkrete për dikasterët dhe ministritë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.