Draft-strategjia për reforma në sektorin gjyqësor sot u prezantua në takimin e dytë të Këshillit për reforma në sektorin gjyqësor, që u mbajt në Ministrinë e Drejtësisë.
Në takimin, siç informon Ministria e Drejtësisë, ka marrë pjesë edhe ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, i cili u ka bërë thirrje anëtarëve t’i japin mendimet dhe vërejtjet e tyre.
“Draft Strategjia u përshëndet nga të pranishmit si dokument në të cilin janë të theksuara me propozime konkrete dobësitë e sektorit gjyqësorë. Anëtarët e këshillit me vërejtje konkrete dhanë propozime për plotësimin dhe ndryshimin e dokumentit, të cilat do të jenë të shqyrtuara nga ana e grupit punues të angazhuar për përgatitjen e Strategjisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
Në takim është shqyrtuar edhe Draft Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë dhe Ligji për ndërprerjen e vlefshmërisë së ligjit për verifikimin e fakteve, si dhe fillimi i procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësve, të cilët do të shqyrtohen nga ana e anëtarëve të Këshillit në takimin e radhës.