Shpëtohet edhe një fëmijë i bllokuar në shpellë në provincën Chiang Rai, në veri të Tajlandës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e tretë të operacionit të evakuimit të fëmijëve të bllokuar në shpellë, ekipet për shpëtim kanë arritur të nxjerrin nga shpella edhe një fëmijë.
Njoftohet se një ambulancë, e cila është përgatitur për evakuimin e fëmijëve në operacionin që po vazhdon për 3 ditë, është larguar nga shpella.
Zyrtarët nuk kanë konfirmuar evakuimin e fëmijës, meqë është njoftuar se nuk do të jepet informacione në lidhje me numrin e fëmijëve të evakuuar para se të përfundojë operacioni. Në operacionet e tre ditëve të fundit, nga shpella janë nxjerrë gjithsej 9 fëmijë.
Pritet që sot të evakuohen edhe 3 fëmijë dhe trajneri i fëmijëve nga shpella Tham Luang Nang Non.