Taylor Swift ka arsye të buzëqesh pasi ka fituar një proces gjyqësor. Këngëtarja kishte paditur DJ David Muellerin për ngacmim seksual, të cilën gjë e kishte mohuar artisti. E ky e ka paditur për shpifje Swiftin, por të cilën gjë e ka hedhur poshtë një gjykatë shtetërore e Denverit. Por, këngëtarja ka kërkuar vetëm 1 dollar dëmshpërblim, por ka thënë se dëshiron të shfrytëzojë rastin që të dalë në përkrahje të grave tjera, ndërsa dëshmitarë ka qenë një pjesëtar i sigurisë. Sulmi seksual besohet të ketë ndodhur para një koncerti që ajo e ka mbajtur në Denver të Colorados.