Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të harrohen në krijimin e “Evropës së re” deklaroi anëtari i këshillit drejtues të Qendrës për demokraci dhe pajtim në EJL, Hanes Svoboda. Në një intervistë për portalin Juropian Uestern Ballkans, ai thekson se Procesi i Berlinit e jep stimulimin e nevojshëm për progresin e Ballkanit Perëndimor dhe shtoi se bashkimi i Evropës nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.
“Kjo duhet t’u japë shpresë dhe vetëbesim qytetarëve të Ballkanit Perëndimor pa krijuar iluzione, se rruga drejt BE-së do të jetë e lehtë dhe e shpejtë”, thekson Svoboda. Eurodeputeti thotë se demokracia moderne nuk përbëhet vetëm prej zgjedhjeve të lira dhe korrekte por nevojitet edhe kritikë e shoqërisë civile e cila vëzhgon, ndjek dhe komenton për punën.
Lidhur me gjendjen me demokracinë e Ballkanit Perëndimor, Svoboda thotë se BE-ja është treguar e paaftë për t’i mbrojtur vlerat brenda BE-së dhe kjo i ka dobësuar pozitat tek politikanët në shtetet kandidate për anëtarësim. “Duhet të jetë e qartë se lufta për respektimin e të drejtave të njeriut duhet të organizohet para së gjithash prej vetë shteteve”, vlerëson Svoboda. Ai thotë se PE duhet në mënyrë të hapur të flasë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe pakicave.