“Surpriza” e hidhur që Obama i bën Trump

9

Donald Trump duhet të përballet me disa vendime të Obamës që sigurisht nuk do t’i pëlqejnë. Më i fundit është ai i futjes së disa sanksioneve ndaj Rusisë. 10 ditë para se Trump të marrë detyrën, Shtëpia e Bardhë ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë. Këtë radhë bëhet fjalë jo për ndërhyrjen e mundshme në zgjedhjeve amerikane, por një vendim i marrë në bazë të “Magnitsky Act”, i firmosur nga Obama në 2012. Ky akt parashikon ndëshkimin e zyrtarëve ruse të konsideruar si përgjegjës për vdekjet në burgje si pasojë e torturave. Deri tani ishin vendosur sanksione ndaj 44 zyrtarëve ruse, por Obama e ka zgjatur këtë listë me 5 emra të tjerë. Një prej tyre është edhe Alexander Bastrykin, besnik i Putin. Ai është shefi i agjencisë federale të hetimit dhe ka hetuar disa opozitarë të Putin. Në listën e Obamës janë përfshirë edhe të tjerë politikanë rusë me peshë dhe një biznesmen i rëndësishëm, Dmitrj Kovtun. Ai dyshohet për vrasjen e ish agjentit të KGB, Alexander Litvinenko që vdiq në rrethana misterioze në Londër në 2006.

Të Ngjajshme