Ky është projekti luksoz që ishte hartuar për të ndërtuar një jaht super të shtrenjtë, ekskluzivisht për biznesmenin amerikan, Donald Trump, tash President i SHBA-së. Një kompani spanjolle e quajtur Oliver Design ishte paguar 150 mijë euro për dizajnin e këtij jahti në vitin 1993, shkruan The Sun. Por, edhe pse Donald Trump personalisht i kishte dërguar letër kompanisë spanjolle duke shprehur gatishmërinë për ta ndërtuar anijen, papritmas miliarderi kishte rënë në probleme financiare dhe për këtë arsye, projekti për anijen më luksoze në botë nuk ishte realizuar asnjëherë. “Ishim të zhgënjyer që nuk patëm mundësi të nisim ndërtimin, por megjithatë ishte një përvojë e mirë”, thotë drejtori i kompanisë spanjolle, Inigo Oliver.