Shfrytëzimi i plotë i sistemit qendror të ngrohjes me ujë të nxehtë në Shkup do të kontribuojë për zvogëlimin e çmimit të shërbimit për shfrytëzuesit për rreth 25 për qind, do të mundësojë zhvillim të prodhimtarisë kogjenerative të energjisë së ngrohjes dhe elektrike dhe rritjes së përdorimit të gazit natyror, ndërsa njëkohësisht do të thotë edhe zvogëlimi i ndotjes.
Ky është një nga konkluzionet e studimit “Definimi i strukturës së qëndrueshme ekologjike dhe tekno-ekonomike optimale për ngrohje dhe implementim të furnizimit të centralizuar me ujë të ngrohtë sanitar të Qytetit të Shkupit”, të përpunuar nga Fakulteti i Makinerisë pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” nga Shkupi dhe Qendra për efikasitet energjetik të Maqedonisë (MACEF), që sot u prezantua para anëtarëve të Asociacionit energjetik të Maqedonisë (AEM) pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.
“Lëndë e studimit është analiza krahasuese mes 12 mënyrave të ndryshme të ngrohjes, që janë të përshtatshme ose tashmë janë në Shkup dhe në mjedise të tjera urbane. Rezultatet nga analiza tregojnë avantazh krahasues të sistemit të centralizuar të ujit të ngrohtë për ngrohje, i cili është i zgjeruar dhe ka mundësi për përhapje shtesë në pjesë të caktuara të qytetit. Atje ku është më i vogël konsumi i ngrohjes janë edhe sisteme të tjera për ngrohje me kondicioner inverter, me pompa të ngrohjes dhe kaldaja me gaz për objekte të veçanta”; deklaroi pr.dr. Risto Fillkovski nga Fakulteti i Makinerisl. Pr.dr. Konstantin Dimitrov nga MACEF theksoi se në studim është përpunuar edhe problemi me furnizimin e cetralizuar për përgatitje të ujit të ngrohtë sanitar, përmes të cilit mund të zvogëlohet konsumi i energjisë elektrike.
“Kur kemi ngrohje të centralizuar, koncentrimi i grimcave në një metër kub ajër është në kuadër të lejuar. Ideja është që të rritet konsumi i energjisë së ngrohjes, në mënyrë të centralizuar të prodhuar dhe të zvogëlohet konsumi i energjisë elektrike me çka globalisht në nivel të shtetit do të zvogëlohet ndotja njëjtë si në nivel lokal në qytet”, tha Dimitrov.
Theksoi se do të jenë të nevojshme më shumë mjete financiare menjëherë të investohen që të sigurohet ujë i ngrohtë sanitar në çdo kohë në amvisëri, por kjo, siç tha, në mënyrë afatgjate është më e lirë sesa të merret me energji elektrike. Rezultatet nga studimi përputhen me studimet dhe analizat paraprakisht të përpunuara të cilat treguan se shfrytëzimi i mjeteve joekologjike për ngrohje të shtëpive, para së gjithash drunjtë dhe qymyri, janë një nga arsyet kryesore për problemin me ndotjen e madhe të ajrit në Shkup gjatë sezonit të ngrohjes. Në studim theksohet se niveli i rritur i koncetrimeve të grimcave në ajër në Shkup, veçanërisht në periudhën e dimrit, ka të bëjë edhe me kushtet në komunikacion të cilat, siç theksohet, diktojnë regjim të punës së automjeteve i cili është ekologjikisht i pavolitshëm dhe prodhon sasi më të madhe të grimcave të ngurta dhe materieve të tjera të dëmshme, para së gjithash gjatë vozitjes në relacione të shkurta dhe në kushte të rrëmujës në komunikacion. Ndotja e madhe ka të bëjë edhe me zgjidhjet urbane, numrin e madh të banorëve dhe pasojave të tjera nga rritja jonatyrore e qytetit, si dhe nga paraqitja e inversionit të temperaturës karakteristike për luginat. Në studim ka propozim koncept për zhvillim të strukturës për ngrohje në Shkup të përbërë nga plani afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë duke i pas parasysh investimet e nevojshme për realizim.