Hyrje | Speciale | Bingoja në familjen e fëmijës me nevoja të veçanta

Bingoja në familjen e fëmijës me nevoja të veçanta

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Shtetasja shqiptare Përfundime Fetoska, e martuar në Dibër, është fituese e shpërblimit të madh të Telebingos shqiptare, që arrijnë rreth 10 mijë euro. Ajo jeton në një familje me probleme të shumta sociale dhe ka një fëmijë me aftësi të kufizuara

 

Vjollca SADIKU

Dibër - Ndodh edhe kjo. Një shpërblim i madh të bjer në duart e një familje e cila jo vetëm që është tejet e varfër, por edhe me një fëmijë me nevoja të veçanta ekstreme. Telebingo shqiptare është lojë fati që organizohet në Shqipëri dhe gëzoi familjen që pati nevojë të vërtet për paratë e fituara. Shuma e fituar arrijnë 12 milionë lekë shqiptar ose përafërsisht prej 10 mijë euro. Fituesja e lojës së fatit është Përfundime Fetoska, e cila si nuse në Dibër të Madhe ka ardhur para 17 vitesh. Ajo është nga Shupenza, vajzë e familjes Dumani dhe në Dibër është martuar me Arif Fetoskin. Jeton në lagjen "Varrosh" dhe në jetën e saj ballafaqohet me një varfëri të skajshme. Pos, problemeve ekstreme sociale Përfundimja ka edhe fëmijë me hendikap ekstrem. Djali i saj Aroni ka 11 vjet dhe përveç hendikapit, ka patur edhe probleme të mëdha me zemrën, për çka para disa muajve është operuar në Sofje të Bullgarisë. Operacioni është realizuar me ndihmën e institucioneve dhe popullatës së Dibrës. Familja e Përfundimes jeton në kushte të varfërisë ekstreme, pa rrymë elektrike, dhe me dashuri të madhe prêt pagesën të Telebingos, e cila duhet të realizohet së shpejti në Tiranë. Ajo rrefen për gazetën "Koha" se si e ka gjetur fatin dhe si u bë fituese e Telebingos. "U nisa para disa ditësh për në Shqipëri, te familja në Shupenzë. Kalova venkalimin kufitar 'Bllatë' dhe u ndala në Maqëllarë për të gjetur furgonin për në Shupenzë. Në Maqëllarë, te pika e shitjes bleva vetëm bileta të Telebingos shqiptare dhe vazhdova rrugën për në Shupenzë. Pas vizitës së familjes u ktheva në Dibër të Madhe", tregon Përfundimja. Ajo shton se informatën e ka marrë nga të afërmit e saj të cilët jetojnë në Shqipëri, meqë shitës i biletave të Telebingos në Maqëllarë, përafërsisht e ka ditur se kush është blerësi i biletës që fitoi shpërblimin e lartë. "Dhe ashtu ndodhi që unë të udhëtoj me plot gëzim në Tiranë dhe të marr pjesë në emisionin e fundit të Telebingos shqiptare në televizionin 'Klan', të cilin e udhëheq Ardit Gjebrea. Kam marr duartrokitje të shumta në këtë emision ku u shpall se unë jam fituesja e shpërblimit të madh", thotë bashkëbiseduesja e jonë. Duke biseduar me Përfundimen, në një dhomë të vetme, me orendi të pakta, ajo tregon se mjetet do t'i dedikojë tërësisht në shërimin të mëtutjeshëm të djalit Aronit. "Për herë të parë do të kem në duar këtë lartësi të parave. Gëzimi familjar i imi dhe i bashkëshortit Arifit është shumë i madh. Shumë faleminderit Telebingos shqiptare", thotë Përfundimja. Edhe pse shuma e mjeteve është relativisht e lartë, ajo thekson se nuk do ta ndryshojnë rrënjësisht jetën e rënduar të familjes. "Harxhimet për mjekimin e Aronit, i cili duhet të vazhdojë jashtë shtetit, janë shumë të mëdha. Ne jetojmë në një shtëpi të vjetër, pa të ardhura mujore. Jetojmë vetëm me ndihmën sociale dhe një ndihmë që i jepet djalit të hendikepuar. Prandaj mendojmë se këto mjete të mëdha sa do pak do ta qetësojnë problemet e përditshme që kemi me mjekimin e djalit", thekson Përfundimja. Edhe përkundrejt varfërisë dhe jetës së rëndë, ajo është optimiste për të ardhmen e familjes së saj. "Deri tani, as unë e as burri, nuk kemi patur mundësi të punojmë në ndonjë ndërmarrje për të ekzistuar. Por, ky fat që na solli Telebingo, më jep shpresë që të mendoj se ndoshta do të ndërrojnë situatat dhe ne si familje sociale në Dibër do t'na ofrohet ndonjë vend pune. Optimizmi mbetet gjithmonë në mendimet tona, veçanërisht tani kur pamë se fati nuk dihet asnjëherë dhe ai na buzëqeshi në momentin kur nuk shpresonim", shprehet me optimizëm Përfundime Fetoska, e cila ishte fituese e rreth 12 mijë eurove të Telebingos shqiptare.  


 

Vlerëso tekstin
3.33

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaSpeciale
Previous
image
Kush fshihet pas maskës së vrasësit?
Shërbimet e fshehta britanike po kërkojnë me ngulm vrasësin e gazetarit britanik, James Foley(Xhejms Folej). Në videon e ekzekutimit, të cilën grupimi terrorist e shpërndau ...
image
E kaluara e Titos shqetëson Serbinë
Të fshehtat e këtyre kujtimeve janë pesë: gjithçka që ka qenë e panjohur për Titon, arsyeja e rrëzimit të Aleksandar Rankoviqit, ku janë eshtrat e Drazha Mihajloviqit, kush e çka punoi gjatë kohës së okupacionit si dhe rrëfime nga jeta e kundërshtarëve politikë të kohës së saj...
image
Ëndrra e Tedit – 100 vjet nga Kanali i Panamasë
Francezët dështuan në ndërtimin e kanalit, por Presidenti amerikan Roosevelt bëri të mundur të lëviznin malet, luftoi malarien dhe mushkonjat – dhe madje ndezi një revolucion të vërtetë, duke themeluar një shtet të ri – për t’i dhënë udhë projektit të tij që përfundoi në gusht 1914...
image
Shtetin Islamik e krijoi Amerika?
“Teori të tilla të shumta, vijnë për shkak se Uashingtoni ka treguar një prirje për ndryshimin e regjimit. Mbështetja për grupet kryengritëse nuk është një praktikë e re dhe kohët e fundit nuk ka qenë as efektive”, thotë Octavius Pinkard, një specialist në analizat e politikave të jashtme me qendër në Bruksel...
image
Rikthimi në BS, autogol për Rusinë
Ashtu si në kohën e Bashkimit Sovjetik, rusët kërcënojnë se nuk do të importojnë produkte perëndimore. Kremlini do të ndëshkojë BE. Ata që do ta vuajnë më shumë janë konsumatorët mendon Bernd Johann...
image
Evropa do t’i bjerë Rusisë në gjunjë
Në konfliktin në Ukrainë, Putini po shfaqet si shpëtimtari i madh i popullit të vet, dhe sanksionet po mobilizojnë edhe më fort forcat antiperëndimore. Mirëpo, në terma afatgjatë, ato mund të sjellin probleme ...
image
“Turqia e re”, çelësi i suksesit të Erdoganit
Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, të gjithë janë të sigurt se rrethi i parë i së dielës do të mjaftojë për ta vendosur atë për pesë vjet në krye të shtetit. Me gjithë uzurën prej dymbëdhjetë vjetësh në pushtet, skandalet dhe kritikat për rrëshqitjen e tij autoritare dhe islamiste, shefi i Qeverisë islamo-konservatore mbetet bindshëm politikani më i popullarizuar i Turqisë dhe duket se nuk ka gjë që do ta ndalë në përjetësimin e sundimit të tij pa ndërprerje në krye të vendit...
image
Arkeologu amerikan zbulon prova të pakundershtueshme se historia e njerëzimit duhet rishkruar
Historia e njerezimit te ketij planeti eshte genjeshtra me e madhe e treguar apo shkruar ndonjehere. Mezi pres qe e verteta te ekspozohet dhe qe ...
image
Iraku po shpërbëhet
Të ndarë ndërmjet shiitëve, sunitëve arabë dhe kurdëve, i përballur me një përparim spektakolar të xhihadistëve, i hallakatur nga zhvendosjet e popullatës, Iraku sot duket një vend rrugës së shpërbërjes. Harta e tij po rivizatohet ...
image
Pse Japonia është ndër vendet më të zhvilluara?
1. Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet “Rruga për te Morali”, ku nxënësit mësojnë për ...
image
Lufta paralele e diplomacisë
Në tryezë janë një sërë interesash, ndonjëherë personalë, herë të tjera kombëtarë dhe ndërkombëtarë që shkojnë nga prestigji tek pushteti, e deri tek përpjekjet për stabilizimin e rajonit, ose menaxhimin e konflikteve që, nga e ashtuquajtura “pranverë arabe” e deri sot e kanë transformuar Lindjen e Mesme në një fushëbetejë...
image
Sonja Lokar : Pa Evropën Juglindore, BE do të shpërbëhet!
Ka ndjekur studimet universitare dhe pas universitare në Fakultetin e Filozofisë dhe Shkencave Sociale, në Universitetin e Lubjanës. Prej vitit 1974 gazetare dhe analiste politike. ...
image
Familjet Berisha dhe Berger jetojnë në dy botë të ndryshme
Një familje zvicerane dhe një tjetër nga Shqipëria: të dyja banojnë dhe punojnë në të njëjtin vend, por jetojnë në mënyrë kaq të ndryshme. Një sociolog shpjegon arsyet, ndërsa një punonjëse sociale e ka përjetuar në praktikë këtë gjë...
image
Gjermanët nuk shpenzojnë,tani Evropa fillon të ketë frikë
Investime publikë pothuajse joekzistentë, konsumi privat shumë i dobët: ja pra, çfarë fsheh stanjacioni gjerman. Italia, Franca dhe më pas orbita më të gjera, Spanja dhe Portugalia pasojnë kundërgoditjet. Vetëm Britania e Madhe vazhdon rrugën e saj në një dimension paralel ...
Next
Arkivi
first first Shtator, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull