Hyrje | Speciale | Martohet me serb, refuzon shtetin e Kosovës!

Martohet me serb, refuzon shtetin e Kosovës!

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Marjana Preçi, 36 vjeçarja nga Lezha e Shqipërisë, është e martuar me Çaslav Jevtiçin - 45 vjeçarin nga fshati Rajinovc i Kamenicës. Fakti se Çaslavi është serb, nuk e ka penguar Marjanën që dashurinë ta lidhë me martesë dhe ta kurorëzoj me lindjen e vajzës Andela, më 2009 në Graçanicë. Ajo jeton në Anamoravë, të gjithë e thërrasin nusja serbe, nuk i do shërbimet e Kosovës, ndërsa ndjehet e “diskriminuar” sepse nuk mund t’i shfrytëzojë ndihmat nga Serbia!
“Kam qenë e përgatitur për probleme edhe me ‘të mitë’ e edhe me serbët për shkak të martesës së përzier. Por, asgjë nga kjo. Papritur, problemi më i madh i imi është me administratën”, flet Mariana për mediat serbe, me një serbishte të keqe, teksa e mban vajzën në dorë. Ajo thotë se fëmijën duhet ta dërgojë te mjeku, ndërsa të gjithë “tregohen të ngathët”. Në janar të këtij viti, transmeton Telegrafi, Marjana zyrtarisht martohet me Çaslavin në Bujanoc. Megjithatë, sipas saj, “kjo nuk ishte e mjaftueshme për t'u kualifikuar për shtetësi serbe dhe për kujdesin mjekësor nga institucionet serbe të shëndetësisë”! “Kemi marrë udhëzimin për ta dërguar te mjeku në Vranjë. Në pikë-kalimin administrativ Dheu i Bardh shqiptarët më kanë ngacmuar për shkak të pasaportës shqiptare. Situata më e mirë nuk ishte as në Konçul, gjatë hyrjes në Serbi, prej nga më kthejnë serbët dhe më këshillojnë që të futem përmes Maqedonisë. U jam mirënjohëse mjekëve në Graçanicë të cilët më mirëpritën edhe pa kartat e sigurimit shëndetësor dhe e Andelan e sollën në jetë. Por, unë nuk mundem gjithnjë të shkoj atje, sepse ka incidente në rrugë, e aq më pak dua që për çdo kontroll të udhëtoj në Shqipëri”, thotë ajo për Novosti. Marjana ankohet se me burrin e rrisin fëmijën në kushte të vështira dhe se “ngatërresat administrative” ia pamundësojnë të drejtën “për shtesa apo ndihma sociale të Serbisë”. “Është e rëndësishme që fëmija t’i ketë gjërat elementare. Ende e ushqej me gji, por kam frikë s’i t’ia bëjmë tutje”, thotë Marjana. Çaslavi është drejtuar në shumë adresa, dhe në shumë dyer, që të “realizojë të drejtën elementare për fëmijën e tij”. Ai tash pret përgjigje nga ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.
“Ndjehem keq në vendin tim. Pas gjithë asaj që kemi duruar në Kosovë, mendoj të largohem, sepse të gjithë kanë heq dorë nga ne dhe nga vuajtjet tona. E unë vetëm dua që fëmija im të rritet aty ku janë rritur të parët e mi dhe unë”, thotë Çaslav. (telegrafi)

Vlerëso tekstin
2.50

Subscribe to comments feed Komente (5 publikuar):

Bujar në 04/05/2012 04:29:48
avatar
Dhe ty Sale, je ba i njejt me ket Ramen. Si mund ti lini serbet te hyjne ne Shkoder me mar shqiptare, te martohen...po duhet edhe juve edhe atnve me ja u hjek kokat o tradhtare te ktyre Trojeve Shqiptare, e gerditet kombin si Ju si Thaci ne Kosove Si Ali Ahmetovski ne Maqedoni me Menduhin....ncncnc !!!
Thumbs Up Thumbs Down
-1
afrim në 01/05/2012 14:56:23
avatar
po nuk ka dert se edhe pine shqiperi duhen meu pastrue shkit grekt makedont e kjo mos u quditni se edhe kjo esht bij eshkines sigurisht
Thumbs Up Thumbs Down
2
Gostivari në 30/04/2012 13:43:03
avatar
Duhet ti refuzohet edhe shtetesia kosovare, ndersa shteti ame, te bej c'regjistrimin nga shtetesia.

Te pakten te kishte gjet nje burr me te ri, se per keshtu pleq ka sa te duash dhe shqiptar.
por mund te jete arumune.
Thumbs Up Thumbs Down
3
Meseko në 28/04/2012 10:01:01
avatar
Flet shqip,serbishten nuk e njeh, sigurisht është një pasardhëse e Ramon Morinës apo edhe ndonjë rumune e lindur në Shqipëri.
Thumbs Up Thumbs Down
-3
naime në 27/04/2012 12:37:54
avatar
Me cmendi ajo sesht shqiptare kure hiq
Thumbs Up Thumbs Down
-2
gjthsej: 5 | Tregohen: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaSpeciale
Previous
image
Të lëkundur, të padisiplinuar, krenarë e inatçorë
Karakteri i shqiptarit sipas 45 albanologëve Të lëkundur, të padisiplinuar, lakmitarë të parasë, të ndjeshëm, krenarë, inatçorë, por edhe trima, të vetëdijshëm, besnikë, mikpritës dhe me ...
image
Princi Karl, leksione të arabishtes për të lexuar Kuranin
Princi Karl është tepër i vendosur dhe i interesuar për të mësuar gjuhën arabe dhe ka marrë për mbi 6 muaj leksione private. E ka ...
image
Kush është Papa Françesku?
Papa Françesku, me emrin e lindjes Mario Bergoglio, i lindur në Buenos Aires si një ndër pesë fëmijët e një punonjësi italian të hekurudhës, konsiderohej ...
image
Leka i Madh i teknologjisë informative
Donald Leka, me prindër shqiptarë, por i lindur në Nju Jork, po lë gjurmë në zhvillimin teknologjik në SHBA. Ai ka sjellë shumë risi në botën e teknologjisë informative atje dhe ka bërë emër të respektuar në këtë fushë ...
image
“Loja me hënën” e preshevarit
Një seri fotografish të fotografit shqiptar nga Presheva, Adrian Limani, kanë pushtuar mediat britanike, duke filluar nga Daily Mail, The Telegraph dhe së fundmi tabloidi ...
image
Frika dhe shenjtëria
Kur Islami - dhe në rastin konkret Muhammedi alejhis-selam, aq i kanë mahnitur dhe i mahnitin njerëzit e mençur dhe qëllimmirë të të gjitha epokave, kombeve, përkatësive fetare, për më tepër, pa marrë parasysh statusin e tyre social dhe profesionin, atëherë si të sqarohet incidenti më i ri, në serinë e shpeshtuar të primitivizmit antiislam!?...
image
Moti dhe natyra, spektaklet që krijohen natyrshëm (FOTO)
  Mot i vranët, ftohtë, shi apo butë dhe në fund një pamje magjepse e krijuar natyrshëm. Agjencia e lajmeve noa.al publikon bashkëngjitur një grup fotografish ...
image
Fjalët e fundit
Çfarë thonë të dënuarit me vdekje pak para se të ekzekutohen? Me qëllim që të kuptohet kjo gjë, në Teksas të SHBA’ve janë incizuar fjalët ...
image
Shkencëtarët: Ndryshime në pllakat tektonike
Tërmetet e fuqishme që goditen brigjet e Sumatrës në muajin prill mund të sinjalizojnë krijimin e një kufiri të ri pllakash tektonike. Ne nje studim ...
image
Bahamet, një ekosistem i përsosur (Foto)
Me 27 parqe detare kombëtare, një milion akër të mbrojtur, 4.023 kilometra parete oqeanike dhe gropa blu, 200 km katrorë barriera koralore dhe 20 pyje, ...
image
Kërkonin bombë, por gjetën një të porsalindur
Një grup ushtarësh polakë të ISAF-it në Afganistan janë kapur plotësisht në befasi, kur po ekzaminonin një pako të dyshimtë për bombë, por në të ...
image
Biznesmeni që shkon në punë duke fluturuar (FOTO)
Jeremy Paxton është një person i cili nuk shkon në punë si gjithë të tjerët, duke ecur, me makinë, autobus apo biçikletë. Biznesmeni britanik fluturon ...
image
Fëmijët torturohen mizorisht, i lënë të uritur e të flenë me të vdekur
Fëmijët në Siri janë nënshtruar ndaj një dhune të paparë, të keqtrajtimit, rrëmbimit dhe burgosjes, raporton organizata humanitare britanike, “Save the Children”. Raporti është shkruar ...
image
Vendi më i nxehtë në Tokë
Për gati një shekull, El Azizia në Veri të Libisë cilësohej si vendi më i nxehtë në Tokë. Por sot, një vlerësim i ri i ...
image
Banorët që jetojnë 10 vite pa rrymë
Një fshat afër Prishtinës është në terr që prej dhjetë vjetësh. Mungesa e rrymës ka bërë që edhe ata pak banorë që kanë jetuar dikur, ...
Next
Arkivi
first first Maj, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull