Hyrje | Speciale | Kariesi i dhëmbëve, si të parandalohet?

Kariesi i dhëmbëve, si të parandalohet?

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kariesi prek të gjitha moshat pa përjashtim, por më i përhapur është në moshat e reja, në moshat 2 deri 3 vjeç ai është i përhapur deri më 20-30 %, kurse shifra maksimale arrin në moshat 8 deri në 10 vjeç. Kjo ndodhë për arsye se në këtë periudhë në gojën e fëmijëve kemi dhëmbë të përzier (kemi dhëmbë të qumështit dhe dhëmbë të përhershëm). Kariesi më së shumti lokalizohet në dhëmballën e përhershme, ku në moshat 12 deri 13 vjeç ajo është e përhapur deri 60-70 %

Dr. Mehtap BALEZA-DIKENA

Duke marrë parasysh se dhëmbi merr pjesë në procesin e të ushqyerit, të folurit dhe estetikes mund të thuhet lirshëm se si organ është i pazëvendësueshëm në organizmin e njeriut. Por njëkohësisht është edhe organi me i prekur patologjikisht, sidomos nga kariesi. Organizata Shëndetësore Botërore (ËHO), kariesin e dhëmbëve e llogarit si sëmundje më të përhapur ku mbi 90% e popullatës vuan nga prekja e saj.
Për një njohuri më të shëndoshë në lidhje me procesin karioz vlen të përmenden shtresat fiziologjike të dhëmbit, të cilat nga sipërfaqja e deri në thellësi janë; zmalti, cementi, dentina dhe pulpa e dhëmbit. Kariesi i dhëmbëve paraqet një proces patologjik, i cili karakterizohet me prishjen e tërësisë anatomike duke filluar nga zmalti në dentinë, dhe nëse nuk mjekohet arrin deri në pulpë, në këtë fazë dhimbjet janë të jashtëzakonshme dhe mjekimi bëhet i domosdoshëm. Që të vijë deri tek kariesi (prishja, dekalsifikimi) i dhëmbit nevojitet prania e faktorëve siç janë: dhëmbi, ushqimi, koha. Nga kjo duket qartë se ushqimi duhet te veprojë një kohë të caktuar mbi sipërfaqen e dhëmbit që të fillojë procesi karioz. Sipas një teorie të shkencëtarit Turan Xhengiz procesi karioz përveç që fillon me shpërbërjen e sipërfaqes së zmaltit në ndikim të acideve të prodhuara nga mikroorganizmat, e njëjta shpërbërje kimike ndodhë edhe nga aplikimi i energjive të larta ultrasonike dhe radiologjike, prandaj pacientët të cilët pranojnë radioterapi, në pjesën e kokës dhe qafës, pësojnë karies tek dhëmbet. Faktorët tjerë që ndikojnë në procesin karioz janë gjenetik, këta janë ; mineralizimi jo i mjaftueshëm i dhëmbëve dhe përbërja e pështymës. Dieta me përmbajtje të lartë të sheqerit dhe ushqimeve që kanë veti ngjitëse janë po ashtu arsye shumë të forta për karies. Kariesi prek të gjitha moshat pa përjashtim, por më i përhapur është në moshat e reja, në moshat 2 deri 3 vjeç ai është i përhapur deri më 20-30 %, kurse shifra maksimale arrin në moshat 8 deri në 10 vjeç. Kjo ndodhë për arsye se në këtë periudhë në gojën e fëmijëve kemi dhëmbë të përzier (kemi dhëmbë të qumështit dhe dhëmbë të përhershëm). Kariesi më së shumti lokalizohet në dhëmballën e përhershme, ku në moshat 12 deri 13 vjeç ajo është e përhapur deri 60-70 %. Sipërfaqet e dhëmbëve nuk preken njëlloj nga kariesi, ai takohet rrallë në pjesët e lëmuara, që pastrohen me lehtësi, të ashtuquajtura "zona imune" (tuberkulat e dhëmbëve), pjesët e fryra dhe i gjithë zona "e mesme" ekuatoriale e dhëmbëve).Zakonisht proceset karioze ndodhin në thellimet natyrale të sipërfaqeve përtypëse dhe në sipërfaqet e takimit në mes të dhëmbëve, ku mbetet shpesh ushqimi dhe është i vështirë pastrimi natyral dhe artificial i tyre.

KARIESI NË ZMALT
Procesi karioz fillon në zmalt, humbet shkëlqimi sipërfaqësor i dhëmbit dhe kjo pjesë në fillim merr një ngjyrë të bardhë si shkumësi (white spot). Në këtë fazë në zonën (interdentale) mes dhëmbëve kariesi është i thelluar 0.5-1mm dhe i gjerë 2mm (në drejtimin gjuhë-faqe). Ngjyra e defektit gjithnjë e më shumë ndryshon nga e verdha në kafe, varësisht nga thellësia. Në sipërfaqet mes dhëmbëve kariesi identifikohet pak më vështirë në krahasim me pjesët tjera të dhëmbit. Dyshim për praninë e kariesit mund te ngjallin ankesat e pacientit për retenimin e shpeshtë të ushqimit në zonën mes dhëmbëve dhe gjakosja e mishit ne prekjet më të lehta te brushës, po ashtu nxjerrja me vështirësi fijen dentare nga pjesa interdentale gjatë pastrimit të dhëmbëve dhe ankesat e të sëmurit për ndjeshmërinë e dhëmbit ndaj ëmbëlsirave. Në raste të paqarta duhet bërë radiografi (bite-ëing). Në fazat fillestare prekja vërehet më vështirë, kurse më vonë shfaqet ngjyrosja e bardhë ose kafe e zmaltit.
Procesi karioz në sipërfaqet përtypëse të dhëmbit dhe atë në fisura nuk e prek zmaltin në sipërfaqe të gjerë, por duke gjetur këtu shtresë të hollë zmalti, vertikalisht përhapet dhe me shpejtësi kalon në dentinë. Në fazën e zmaltit tek të rinjtë ngjyra kafe tregon kariesin, kurse tek të moshuarit ngjyrim i fisurave tregon një proces të stagnuar ose remineralizuar.

KARIESI NË DENTINË
Dentina në krahasim me zmaltin është më pak e kalcifikuar, përbën kanale në të cilën mendohet se lëviz limfa e dentinës, që ka prejardhjen nga pulpa (nervi). Përkundër zmaltit dentina është më elastike dhe reziston në deformimet e vogla, por kariesi përhapet me shpejtësi shumë më të madhe. Prandaj gjatë përpunimit me frezë në dentinë zbulohet kavitet karioz më i madh se në zmalt, ose gjatë ngrënies së ushqimit papritmas thyhet pjesa e dhëmbit (zmaltit) që ka humbur mbështetjen në dentinë. Në këtë fazë ushqimi i kripur, i thartë dhe i ëmbël shkaktojnë dhimbje e cila largohet posa të pushojë së vepruari agjenti ngacmues.
Në raste të këtilla vizitohet dentisti dhe indet e forta të dëmtuara zëvendësohen nga materiale mbushëse për ruajtjen e vitalitetit të pulpës dhe për ripërtrirjen e funksionit normal të dhëmbit. Në të kundërtën, infektohet edhe pulpa e dhëmbit e cila duhet të përfundojë me nxjerrjen e palcës. Avitaliteti dukshëm redukton jetëgjatësinë e dhëmbit, rrit rrezikun e thyerjes së dhëmbit, dhe shpesh shkakton dekolorimin e saj.
Neglizhenca e kontrolleve të rregullta tek dentisti dhe mostrajtimi i dhëmbëve në fazat fillestare na çon deri në humbjen e tyre, mbrojtja nga sëmundja e kariesit nuk është asgjë tjetër veç vetëdijes së shëndoshë personale.

(KOHA)

Vlerëso tekstin
3.14

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaSpeciale
Previous
image
Princi Karl, leksione të arabishtes për të lexuar Kuranin
Princi Karl është tepër i vendosur dhe i interesuar për të mësuar gjuhën arabe dhe ka marrë për mbi 6 muaj leksione private. E ka ...
image
Kush është Papa Françesku?
Papa Françesku, me emrin e lindjes Mario Bergoglio, i lindur në Buenos Aires si një ndër pesë fëmijët e një punonjësi italian të hekurudhës, konsiderohej ...
image
Leka i Madh i teknologjisë informative
Donald Leka, me prindër shqiptarë, por i lindur në Nju Jork, po lë gjurmë në zhvillimin teknologjik në SHBA. Ai ka sjellë shumë risi në botën e teknologjisë informative atje dhe ka bërë emër të respektuar në këtë fushë ...
image
“Loja me hënën” e preshevarit
Një seri fotografish të fotografit shqiptar nga Presheva, Adrian Limani, kanë pushtuar mediat britanike, duke filluar nga Daily Mail, The Telegraph dhe së fundmi tabloidi ...
image
Frika dhe shenjtëria
Kur Islami - dhe në rastin konkret Muhammedi alejhis-selam, aq i kanë mahnitur dhe i mahnitin njerëzit e mençur dhe qëllimmirë të të gjitha epokave, kombeve, përkatësive fetare, për më tepër, pa marrë parasysh statusin e tyre social dhe profesionin, atëherë si të sqarohet incidenti më i ri, në serinë e shpeshtuar të primitivizmit antiislam!?...
image
Moti dhe natyra, spektaklet që krijohen natyrshëm (FOTO)
  Mot i vranët, ftohtë, shi apo butë dhe në fund një pamje magjepse e krijuar natyrshëm. Agjencia e lajmeve noa.al publikon bashkëngjitur një grup fotografish ...
image
Fjalët e fundit
Çfarë thonë të dënuarit me vdekje pak para se të ekzekutohen? Me qëllim që të kuptohet kjo gjë, në Teksas të SHBA’ve janë incizuar fjalët ...
image
Shkencëtarët: Ndryshime në pllakat tektonike
Tërmetet e fuqishme që goditen brigjet e Sumatrës në muajin prill mund të sinjalizojnë krijimin e një kufiri të ri pllakash tektonike. Ne nje studim ...
image
Bahamet, një ekosistem i përsosur (Foto)
Me 27 parqe detare kombëtare, një milion akër të mbrojtur, 4.023 kilometra parete oqeanike dhe gropa blu, 200 km katrorë barriera koralore dhe 20 pyje, ...
image
Kërkonin bombë, por gjetën një të porsalindur
Një grup ushtarësh polakë të ISAF-it në Afganistan janë kapur plotësisht në befasi, kur po ekzaminonin një pako të dyshimtë për bombë, por në të ...
image
Biznesmeni që shkon në punë duke fluturuar (FOTO)
Jeremy Paxton është një person i cili nuk shkon në punë si gjithë të tjerët, duke ecur, me makinë, autobus apo biçikletë. Biznesmeni britanik fluturon ...
image
Fëmijët torturohen mizorisht, i lënë të uritur e të flenë me të vdekur
Fëmijët në Siri janë nënshtruar ndaj një dhune të paparë, të keqtrajtimit, rrëmbimit dhe burgosjes, raporton organizata humanitare britanike, “Save the Children”. Raporti është shkruar ...
image
Vendi më i nxehtë në Tokë
Për gati një shekull, El Azizia në Veri të Libisë cilësohej si vendi më i nxehtë në Tokë. Por sot, një vlerësim i ri i ...
image
Banorët që jetojnë 10 vite pa rrymë
Një fshat afër Prishtinës është në terr që prej dhjetë vjetësh. Mungesa e rrymës ka bërë që edhe ata pak banorë që kanë jetuar dikur, ...
image
Fëmija më i vogël në botë (foto)
Charlotte Garside është fëmija më i vogël në botë pasi në moshën 5-vjeçare është vetëm 68 centimetra e gjatë dhe peshon vetëm 4 kilogramë. Por ...
Next
Arkivi
first first Maj, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull