Suspendohet gazetari që i quajti serbët “derra të mallkuar”
Moderatori i njohur i radios suedeze, Gert Fylking është suspenduar nga puna, për shkak të cilësimeve që i bëri popullit serb në emisionin “Bota e Gertit. Siç raportojnë mediat, Fylking në ndërkohë kishte kërkuar falje që duke e ndërlidhur popullin serb me vrasësin monstruoz Anders Brejvik, kishte thënë se serbët janë “të retarduar, derra të mallkuar dhe psikopatë”. “Më 17 prill kam bërë shumë deklarata të pamenduara dhe të pasakta në programin që ishte provokues si për dëgjuesit me origjinë serbe ashtu edhe për të tjerët... Më vjen keq”, deklaroi ai. Në faqen e Radios 1 të Stokholmit, që i kushtohet emisionit të tij “Bota e Gertit”, thuhet se është marrë vendim që “”Gerti nuk do të shfaqet për një kohë në radio për shkak të deklaratës për serbët”. Fylking është bërë me nam në Suedi si artist, por merret aktivisht edhe me politikë.
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Cilit shqiptarë të Suedisë? A ka shqiptqrë në Suedi? Shqipfolsa po, ka.
Nuk ka popull më të paorganizuar se shqiptarët e Suedisë. Për të fol e kritikuar jemi shumë të mirë por p¨r nga organizimi jemi zero. Unë jam një prej tyre.
ANA LINDI e ndjerë, ishte viktima jonë dhe aq aktivistë me kollare ka këndej për t´u gufur,por të njejtëve, në përvjetorin e flijimit të jetës së saj për cështjen proshqiptare të Kosovës, a nuk iu bie ndër mend që një tufë lule t´i cohet mbi vendin ku pushon përjetë.
HODO DUFI - GOSTIVARI
Publikoni komentin tuaj