Hyrje | Speciale | AI: Diskriminim i myslimanëve në Evropë

AI: Diskriminim i myslimanëve në Evropë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Një raport i Amnesty International thotë se myslimanëve në vendet evropiane në vazhdimësi iu mohohen mundësitë e punësimit dhe të arsimimit, për shkak të diskriminimit të gjerë kulturor dhe fetar kundër tyre.
Raporti i quajtur “Zgjidhja dhe Paragjykimi: Diskriminimi kundër myslimanëve në Evropë”, shqyrton jetën e myslimanëve në Zvicër, Francë, Belgjikë, Spanjë dhe Holandë. Në të thuhet se individët, të cilët mbajnë veshje specifike, si shamitë në kokë, apo simbole të tjera të lidhura me islamin, kanë më pak sukses në gjetjen e punës dhe në mundësitë e shkollimit për shkak të qasjes paragjykuese dhe mosndëshkimit ligjor në këto shtete evropiane. Raporti dokumenton disa raste të diskriminimit dhe ngre çështjen e mjedisit ligjor, i cili lejon që praktikat e tilla të mos kontrollohen. Në raport janë vënë në pah problemet e mungesës së ligjeve, si në Zvicër, si dhe ligjet, që sipas Amnesty International, ndihmojnë institucionalizimin e stereotipave, si ndalesat për veshjet e caktuara islamike. Direktiva e Kornizës së Punësimit e Bashkimit Evropian, që aplikohet në shtetet anëtare, sipas organizatës, gjen trajtime të ndryshme të religjionit dhe besimit që çojnë në diskriminim. Legjislacioni vendor në Belgjikë, Francë, Holandë dhe Spanjë pasqyron këtë qëndrim. Marko Perolini, autori i raportit, thotë se grupi ka vërejtur mungesën e zbatimit të këtyre ligjeve, dhe në disa vende edhe mungesën e ligjeve në fjalë. “Ajo që kemi zbuluar në disa vende, si në Francë, Holandë dhe Belgjikë, është se legjislacioni ekzistues nuk zbatohet në mënyrë të duhur dhe kjo është shqetësuese". "Në anën tjetër, në shtetet tjera, në veçanti në Zvicër, që nuk është vend anëtar i BE-së, nuk ka legjislacion gjithëpërfshirës kundër diskriminimit. Në Zvicër, nuk ka legjislacion specifik, që ndalon diskriminimin në bazë të fesë dhe besimit në fushën e punësimit”, thotë Perolini. Amnesty thotë se punëdhënësit lejohen që të diskriminojnë në bazë të simboleve religjioze dhe kulturore dhe kjo mund të bezdisë klientët ose të shkaktojë kundërthënie me imazhin e korporatës së tyre. Raporti sjell profilin e Amelies, nga Parisi, një punonjëse sociale, që mban shami dhe ka pasur vështirësi në gjetjen e punës. Në një intervistë për t’u punësuar si këshilltare për viktimat e dhunës në familje, punëdhënësi i ka thënë asaj se nuk mund të bartë shaminë, sepse “si do të mund të bindësh një viktimë, femër myslimane për dhunën në familje, po qe se ajo dëshiron të heqë shaminë, me qëllim që të gjejë punësim dhe të jetë e pavarur financiarisht?” Ky qëndrim, është riforcuar nga debatet në disa shtetet evropiane, Austri, Belgjikë, Bosnje, Danimarkë, Francë, Itali, Holandë, Spanjë, Zvicër dhe në Britani të Madhe, në lidhje me ndalimin ose jo të mbulimit të plotë të fytyrës në publik. Franca dhe Belgjika tashmë kanë ndaluar këtë gjë. Perolini tha se ligjet e tilla “shkelin të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtën e lirisë së fesë ose besimit për myslimanët në Evropë.” ”Ajo që ne vëmë në pikëpyetje janë ndalesat e përgjithshme në raport me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, thekson Perolini. Raporti, po ashtu, u hedh një vështrim shkollave publike evropiane dhe nxjerr përfundimin se edhe atje, ligjet kundër veshjeve islamike dëmtojnë myslimanët. Vajzave, të cilave iu mohohet e drejta e mbajtjes së shamisë, më parë do të lënë shkollën sesa t’i përmbahen ndalesës, vlerëson raporti.
Grupi i të drejtave të njeriut iu bën thirrje qeverive që t’i zbatojnë ligjet ekzistuese të Bashkimit Evropian dhe të gjejnë rrugët për të kundërshtuar stereotipat negative myslimane, si dhe opinionin dominues, që, siç e përshkruan Perolini, në shumë vende evropiane “islami është në rregull dhe myslimanët janë në rregull për aq kohë sa nuk janë shumë të dukshëm". (rel)

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaSpeciale
Previous
image
Tetovën e gjeta me 8 milionë euro borxh
Si pasojë e keqmenaxhimit, Komuna e Tetovës ka një borxh prej rreth 8 milionë euro, borxhe këto që vijnë si pasojë e faturave të papaguara dhe sistemimit jo të rregullt të financave komunale, ndërkohë që do të bëhet riprogramimi i borxhit, si dhe rebalancimi i buxhetit aktual si masë e parë në tejkalimin e krizës. Zgjidhja më afatgjate e problemeve ekonomike, siç tregon kryetarja e re e Tetovës, Teuta Arifi, mbeten investimet nga jashtë, si ato të huaja ashtu edhe të diasporës tetovare. “Ky do të jetë fokusi kryesor i veprimit të pushtetarëve të rinj në Tetovë”......
image
Të lëkundur, të padisiplinuar, krenarë e inatçorë
Karakteri i shqiptarit sipas 45 albanologëve Të lëkundur, të padisiplinuar, lakmitarë të parasë, të ndjeshëm, krenarë, inatçorë, por edhe trima, të vetëdijshëm, besnikë, mikpritës dhe me ...
image
Princi Karl, leksione të arabishtes për të lexuar Kuranin
Princi Karl është tepër i vendosur dhe i interesuar për të mësuar gjuhën arabe dhe ka marrë për mbi 6 muaj leksione private. E ka ...
image
Kush është Papa Françesku?
Papa Françesku, me emrin e lindjes Mario Bergoglio, i lindur në Buenos Aires si një ndër pesë fëmijët e një punonjësi italian të hekurudhës, konsiderohej ...
image
Leka i Madh i teknologjisë informative
Donald Leka, me prindër shqiptarë, por i lindur në Nju Jork, po lë gjurmë në zhvillimin teknologjik në SHBA. Ai ka sjellë shumë risi në botën e teknologjisë informative atje dhe ka bërë emër të respektuar në këtë fushë ...
image
“Loja me hënën” e preshevarit
Një seri fotografish të fotografit shqiptar nga Presheva, Adrian Limani, kanë pushtuar mediat britanike, duke filluar nga Daily Mail, The Telegraph dhe së fundmi tabloidi ...
image
Frika dhe shenjtëria
Kur Islami - dhe në rastin konkret Muhammedi alejhis-selam, aq i kanë mahnitur dhe i mahnitin njerëzit e mençur dhe qëllimmirë të të gjitha epokave, kombeve, përkatësive fetare, për më tepër, pa marrë parasysh statusin e tyre social dhe profesionin, atëherë si të sqarohet incidenti më i ri, në serinë e shpeshtuar të primitivizmit antiislam!?...
image
Moti dhe natyra, spektaklet që krijohen natyrshëm (FOTO)
  Mot i vranët, ftohtë, shi apo butë dhe në fund një pamje magjepse e krijuar natyrshëm. Agjencia e lajmeve noa.al publikon bashkëngjitur një grup fotografish ...
image
Fjalët e fundit
Çfarë thonë të dënuarit me vdekje pak para se të ekzekutohen? Me qëllim që të kuptohet kjo gjë, në Teksas të SHBA’ve janë incizuar fjalët ...
image
Shkencëtarët: Ndryshime në pllakat tektonike
Tërmetet e fuqishme që goditen brigjet e Sumatrës në muajin prill mund të sinjalizojnë krijimin e një kufiri të ri pllakash tektonike. Ne nje studim ...
image
Bahamet, një ekosistem i përsosur (Foto)
Me 27 parqe detare kombëtare, një milion akër të mbrojtur, 4.023 kilometra parete oqeanike dhe gropa blu, 200 km katrorë barriera koralore dhe 20 pyje, ...
image
Kërkonin bombë, por gjetën një të porsalindur
Një grup ushtarësh polakë të ISAF-it në Afganistan janë kapur plotësisht në befasi, kur po ekzaminonin një pako të dyshimtë për bombë, por në të ...
image
Biznesmeni që shkon në punë duke fluturuar (FOTO)
Jeremy Paxton është një person i cili nuk shkon në punë si gjithë të tjerët, duke ecur, me makinë, autobus apo biçikletë. Biznesmeni britanik fluturon ...
image
Fëmijët torturohen mizorisht, i lënë të uritur e të flenë me të vdekur
Fëmijët në Siri janë nënshtruar ndaj një dhune të paparë, të keqtrajtimit, rrëmbimit dhe burgosjes, raporton organizata humanitare britanike, “Save the Children”. Raporti është shkruar ...
image
Vendi më i nxehtë në Tokë
Për gati një shekull, El Azizia në Veri të Libisë cilësohej si vendi më i nxehtë në Tokë. Por sot, një vlerësim i ri i ...
Next
Arkivi
first first Qershor, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull