Hyrje | Speciale | Vuajtjet e viktimave të incesit në Pakistan

Vuajtjet e viktimave të incesit në Pakistan

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Një numër tejet i madh i fëmijëve në Pakistan, në veçanti vajzat, abuzohen nga anëtarët më të moshuar të familjes, të cilët e dinë se sistemi ligjor i vendit dhe traditat sociale zvogëlojnë gjasat që ata të japin përgjegjësi për veprat e tyre dhe të dënohen.

Femra e hollë dhe e thatë, Zoya, është në të 30-tat. Ajo qëndron ulur brenda shtëpisë së një miku të saj të mirë, njërit prej njerëzve të pakët të cilëve ja ka besuar fshehtësinë, e cila e ka ndjekur për vite me radhë. “Është kjo një temë tejet e vështirë dhe të flasësh për të, nganjëherë është tepër vështirë për mua”, thotë ajo.
Zëri i Zoyas dridhet herë pas here. “Babai im më ka abuzuar, që nga koha kur isha fëmijë”. Lotët fillojnë t’i rrjedhin në faqe dhe ajo fillon të flet për detajet e abuzimit të saj. Ajo ishte katërvjeçare, kur filloi për herë të parë të dyshojë se ajo që po i ndodhte asaj nuk ishte normale. “Një ditë, kur të gjithë po flinin, babai më mori, më dërgoi në dhomën tjetër dhe më zhveshi. Mbeta e shtrirë në shtrat, lakuriq dhe frikësohesha, por nuk e dija përse”, rrëfen ajo. Më vonë, Zoya u përpoq t’i tregojë nënës së saj. “I thashë, ‘nënë, babai po më merr natën, po më dërgon në dhomën tjetër, po më zhveshë dhe po bën gjëra me mua’”. “Nëna e saj ju përgjigj:”Mos i trego askujt”. Është kjo një frazë e zakonshme, të cilën nga nënat e tyre e dëgjojnë viktimat e abuzimit seksual në Pakistan.
Manizeh Bano, drejtore ekzekutive e OJQ-së Sahil, me seli në Pakistan, organizatë kjo e cila angazhohet kundër abuzimit dhe eksploatimit të fëmijëve, thotë se kufizimet e ashpra gjinore në Pakistan i pamundësojnë nënave që të mbrojnë fëmijët e tyre.
“Është mjaft vështirë, ngase nënat nuk kanë opsione, ato shpesh janë të detyruara të jetojnë brenda familjes së njejtë, ngase nuk kanë ku të shkojnë”, thotë Bano.
Rastet si ai i Zoryas nuk janë të rralla, thotë Bano, por shton se mungesa e përkrahjes për femrat në Pakistan, shpesh i pamundëson ato që t’iu ndihmojnë vajzave të tyre që të dalin nga kjo situatë. Në Pakistan, pjesa më e madhe e familjeve mbështetën financiarisht nga meshkujt. Bano thotë se nëse një nënë kupton se bashkëshorti i saj po abuzon seksualisht vajzat e saj, ajo nuk ka kujt ti drejtohet, ngase në Pakistan nuk ka pothuajse asistencë shtetërore për femrat, të cilat vendosin të ndahen nga burri.
Sipas organizatës Sahil, në vitin 2010 në lajme është raportuar për 2252 rastet të abuzimit seksual të fëmijëve. Komisioni i Pakistanit për të Drejta të Njeriut thekson se këto shifra janë vetëm një fraksion i vogël i këtij problemi aktual në Pakistan. Ky Komision dyshon se shumë raste të dhunës seksuale mbahen të fshehta, në veçanti kur abuzuesi është anëtar i familjes. Zohra Yousouf, kryesuese e Komisionit të Pakistanit për të Drejta të Njeriut, thotë se nuk dyshon se shtimi i rasteve të raportuara në medie nënkupton se në Pakistan po ndodhin shumë më tepër krime të incestit. Ajo shton se kjo ndoshta po ndodhë për arsye se pakistanezët më në fund kanë vendosur që të flasin për këtë lloj të krimit, për të cilin beson se është tejet i përhapur në Pakistan. Incesti dhe abuzimi i fëmijëve janë gjëra që ndodhin në gjithë botën. Por, sipas raportit të Equality Now, një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, viktimat e incestit në Pakistan përballen me pengesa shtesë në kërkim të drejtësisë. Ndjekja ligjore e këtyre abuzimeve mund të jetë e vështirë, ngase në kodin penal të Pakistanit nuk ka provizione specifike kundër incestit. Incesti trajtohet sikur edhe çdo dhunim tjetër, pa ndonjë mbrojtje shtesë për viktimat.
Sarah Zaman, e cila kryeson një organizatë në Karachi, thotë se lufta kundër incestit është në veçanti e vështirë në Pakistan, ku udhëheqësit politik dhe social e kanë vështirë të pranojnë se gjërat e këtilla mund të ndodhin në një shtet islam. “Absolutisht e mbështes këtë teori. Kjo është një temë tabu dhe totalisht e mohuar këtu, ngase supozohet se incesti nuk duhet të ekzistojë në një shoqëri islame. Ekziston mohimi se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në familjen tonë, nuk mund të ndodhë në shtetin tonë. Mendoj se rastet e këtilla nuk raportohen, ngase në shumë mënyra ndërlidhen me nderin e familjes. Është një krim, i cili mbulohet nga familja”, thotë Yousuf. Sa herë që Zoya kishte kërkuar ndihmë nga familja, ajo e kishte marrë të njëjtin premtim:”Ai nuk do të abuzojë më”.
“Oh, mos u brengos, babai yt nuk do të bëjë më gjëra të tilla”, i kishte thënë asaj dikur një xhaxha i saj. Dhe ajo nuk ishte e vetme. As motrat më të reja të Zoyas nuk u kursyen nga babai. Kur Zoya kishte 18 vjet, një motër e saj më e re e vrau vetën. Dy javë më vonë, të njëjtën gjë e bëri edhe motra e saj tjetër. Mbi një dekadë më vonë, vdekjet e tyre po e ndjekin atë. Ajo ka ndjenjën e fajësisë, ngase nuk ishte në gjendje t’i mbrojë ato nga babai. “Në këtë shoqëri, ne shtiremi se këto gjëra nuk po ndodhin. Edhe atëherë kur njerëzit e dinë se ndodhin, ata kthejnë kokën prapa dhe theksojnë se nuk dëshirojnë të përzihen”, thotë Zoya, duke shtuar se abuzimet vetëm sa u shtuan, kur ajo i tregoi nënës së saj. Ankthi i Zoyas përfundoi, pas vdekjes së të atit. “Ai vdiq në mënyrë mjaft të dhunshme. Nuk dëshiroj të flas për këtë. Ai është vrarë”, thotë Zoya, duke shtuar se nuk e di kush e ka vrarë. (Express)

Vlerëso tekstin
3.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Bekimi në 30/04/2012 12:15:51
avatar
Te nderruar Jurnalista.
Texti per Zoyen esht shum i prekshem dhe me vjen shum keq per te. Pas perpunimit razional te tij, po me duket sikur tjet rregullim i arsyeve per ta sulmu nje vend me teper arab. Nqoft kjo e fundit, me vjen keq tmarin pjes bashkkombasit e mi ne vepra mizore (kujtojm padrejtsit ndaj kombit ton!)

Ju deshiroj pun te mbara.

Me Respekt

Bekimi
Thumbs Up Thumbs Down
0
gjthsej: 1 | Tregohen: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaSpeciale
Previous
image
Të lëkundur, të padisiplinuar, krenarë e inatçorë
Karakteri i shqiptarit sipas 45 albanologëve Të lëkundur, të padisiplinuar, lakmitarë të parasë, të ndjeshëm, krenarë, inatçorë, por edhe trima, të vetëdijshëm, besnikë, mikpritës dhe me ...
image
Princi Karl, leksione të arabishtes për të lexuar Kuranin
Princi Karl është tepër i vendosur dhe i interesuar për të mësuar gjuhën arabe dhe ka marrë për mbi 6 muaj leksione private. E ka ...
image
Kush është Papa Françesku?
Papa Françesku, me emrin e lindjes Mario Bergoglio, i lindur në Buenos Aires si një ndër pesë fëmijët e një punonjësi italian të hekurudhës, konsiderohej ...
image
Leka i Madh i teknologjisë informative
Donald Leka, me prindër shqiptarë, por i lindur në Nju Jork, po lë gjurmë në zhvillimin teknologjik në SHBA. Ai ka sjellë shumë risi në botën e teknologjisë informative atje dhe ka bërë emër të respektuar në këtë fushë ...
image
“Loja me hënën” e preshevarit
Një seri fotografish të fotografit shqiptar nga Presheva, Adrian Limani, kanë pushtuar mediat britanike, duke filluar nga Daily Mail, The Telegraph dhe së fundmi tabloidi ...
image
Frika dhe shenjtëria
Kur Islami - dhe në rastin konkret Muhammedi alejhis-selam, aq i kanë mahnitur dhe i mahnitin njerëzit e mençur dhe qëllimmirë të të gjitha epokave, kombeve, përkatësive fetare, për më tepër, pa marrë parasysh statusin e tyre social dhe profesionin, atëherë si të sqarohet incidenti më i ri, në serinë e shpeshtuar të primitivizmit antiislam!?...
image
Moti dhe natyra, spektaklet që krijohen natyrshëm (FOTO)
  Mot i vranët, ftohtë, shi apo butë dhe në fund një pamje magjepse e krijuar natyrshëm. Agjencia e lajmeve noa.al publikon bashkëngjitur një grup fotografish ...
image
Fjalët e fundit
Çfarë thonë të dënuarit me vdekje pak para se të ekzekutohen? Me qëllim që të kuptohet kjo gjë, në Teksas të SHBA’ve janë incizuar fjalët ...
image
Shkencëtarët: Ndryshime në pllakat tektonike
Tërmetet e fuqishme që goditen brigjet e Sumatrës në muajin prill mund të sinjalizojnë krijimin e një kufiri të ri pllakash tektonike. Ne nje studim ...
image
Bahamet, një ekosistem i përsosur (Foto)
Me 27 parqe detare kombëtare, një milion akër të mbrojtur, 4.023 kilometra parete oqeanike dhe gropa blu, 200 km katrorë barriera koralore dhe 20 pyje, ...
image
Kërkonin bombë, por gjetën një të porsalindur
Një grup ushtarësh polakë të ISAF-it në Afganistan janë kapur plotësisht në befasi, kur po ekzaminonin një pako të dyshimtë për bombë, por në të ...
image
Biznesmeni që shkon në punë duke fluturuar (FOTO)
Jeremy Paxton është një person i cili nuk shkon në punë si gjithë të tjerët, duke ecur, me makinë, autobus apo biçikletë. Biznesmeni britanik fluturon ...
image
Fëmijët torturohen mizorisht, i lënë të uritur e të flenë me të vdekur
Fëmijët në Siri janë nënshtruar ndaj një dhune të paparë, të keqtrajtimit, rrëmbimit dhe burgosjes, raporton organizata humanitare britanike, “Save the Children”. Raporti është shkruar ...
image
Vendi më i nxehtë në Tokë
Për gati një shekull, El Azizia në Veri të Libisë cilësohej si vendi më i nxehtë në Tokë. Por sot, një vlerësim i ri i ...
image
Banorët që jetojnë 10 vite pa rrymë
Një fshat afër Prishtinës është në terr që prej dhjetë vjetësh. Mungesa e rrymës ka bërë që edhe ata pak banorë që kanë jetuar dikur, ...
Next
Arkivi
first first Maj, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull