Hyrje | Speciale | Serbët inspiruan krimet e Breivikut

Serbët inspiruan krimet e Breivikut

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Gjykimi i vrasësit masiv norvegjez, Anders Breivik, ka vazhduar sot me pyetjet e prokurorëve. Breivik ka folur për kontaktet e tij me nacionalistët militantë, ndërkohë që prokuroria u përpoq të dëshmojë nëse vërtet ekziston organizata djathtiste “Kalorësit Tempullarë”. Breivik, i cili në sulmin e tij të përgjakshëm të 22 korrikut të vitit të kaluar vrau 77 njerë, dha përgjigje të shkurtra, ndërsa në një moment u ndje i ofenduar nga prokurorja, nga e cila kërkoi të mos “tallet”. Gjykatësi e ka paralajmëruar se ka të drejtë të mbetet i heshtur, por edhe se mungesa e përgjigjeve mund të përdoret kundër tij.
"Çdokush mund të bëjë atë çfarë kam bërë unë", u tha Breivik të mbledhurve në sallën e gjyqit. "Jo gjithkush është i lindur me aftësi të tilla, por secili mund t’i zhvillojë ato". Breivik i tha se prokurorisë se në vitin 2001 ka shkuar për një vizitë në Liberi, ku u takua me nacionalistin serb i cili ishte një nga themeluesit e organizatës djathtiste, “Kalorësit Tempullarë”. Ai ka shtuar se ka udhëtuar për takime të grupit në Londër, por nuk ka dashur të flas për temat e diskutimit. Në Angli thotë se e ka takuar mentorin tjetër, të cilin e ka cilësuar si “Richard zemërluan”, por nuk ka dashur ta përmend emrin e vërtet të tij. Prokurorisë i ka thënë se emri i tij i koduar në takime ishte Sigurd, sipas mbretit norvegjez të shekullit XII. Prokurorja Svein Holden edhe një herë i tha se qëllimi i hulumtimit të saj është të provojë nëse ekzistojnë vërtet “Kalorësit Tempullarë”, pas së cilës Breivik reagoi dhe i tha që të kapet për fakte e të mos tallet. Holden gjyqit ia paraqiti manifestin e Breivikut me 1.500 faqe, ku ai i ka përshkruar kontaktet me “konservatorët kulturorë serbë”. Në manifest Breivik thotë se serbët kanë bërë hetime shtesë për të qenë të bindur se ai është ideal për organizatën e tyre. Sipas pohimeve të tij, grupi ka synuar të mbledhë qindra ekstremistë në Evropë, për t’i trajnuar për qëllimet e tyre. Në manifestin e tij, pjesë të të cilit janë botuar vitin e kaluar, Breivik flet edhe për shqiptarët, të cilët i cilëson si njerëz të pamëshirshëm dhe të vendosur. Sipas tij, shqiptarët drejtojnë botën e nëndheshme në Evropë. Ekstremisti i renditë shqiptarët, e në veçanti kosovarët, si pjesë të xhihadit islamik global, që ka si lajtmotiv islamizimin e popujve të Evropës. “Në planet e dëbimit të pastrimit të Evropës nga islamikët, trojet shqiptare do të jenë një zonë e rëndësishme transiti për një numër të madh të të larguarve”, ka shkruar ai. Në manifestin e tij ai ka shkruar se është takuar me një serb më 2002, në Monrovia të Liberisë. Sipas mediave norvegjeze, ai mund të jetë Milorad Ulemek Legija, ish komandat i njësitit famëkeq paramilitar serb, të njohur si Beretat e Kuqe. Se Legija mund të jetë serbi “i Monrovias”, këtë informatë e ka dhënë televizioni NRK1, e pastaj edhe ditorja "Dagbladet". Edhe në seancat e mëparshme Breivik nuk ka dhënë detaje tjera, pos që ka shtuar se “mentori i tij ishte hero lufte”. Avokati i Ulemekut, Aleksandar Zorica, ka thënë për NRK se Legija nuk është takuar kurrë me Breivikun. “Kur Ulemeku për herë të parë e ka dëgjuar këtë rrëfim, ka qeshur”, demanton këtë takim, për të shtuar se nuk ka dëgjuar kurrë as për organizatën “Kalorësit Tempullarë”. Ditorja britanike "Guardian" shkruan sot se Breiviku ka thënë se sulmet e verës së kaluar në Norvegji ishin të frymëzuara nga “nacionalistët serb”. Gjatë prezantimit të provave, ai është pyetur për filozofinë prapa fushatës së tij vrastare, si dhe të rrjetit të “"Kalorësve Tempullarë" dhe anti-islamikëve. "Sa për identitetin (e "Kalorësve Tempullarë”), esenca ishte te tentimi që të distancohet nga nacionalsocializmi. Që ekstremi i djathtë të mbijetojë në Evropë, duhet distancomi nga ideologjia e shkollës së vjetër. Është dashur identiteti i ri”, ka thënë Breivik. Sipas tij, identiteti “pjesërisht është importuar nga Serbia". "Serbët, të cilët luftuan dhe vdiqën gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, kishin mentalitet të kryqëzatës që unë e doja”, shpjegon ai. (Telegrafi)

Vlerëso tekstin
2.67

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaSpeciale
Previous
image
Princi Karl, leksione të arabishtes për të lexuar Kuranin
Princi Karl është tepër i vendosur dhe i interesuar për të mësuar gjuhën arabe dhe ka marrë për mbi 6 muaj leksione private. E ka ...
image
Kush është Papa Françesku?
Papa Françesku, me emrin e lindjes Mario Bergoglio, i lindur në Buenos Aires si një ndër pesë fëmijët e një punonjësi italian të hekurudhës, konsiderohej ...
image
Leka i Madh i teknologjisë informative
Donald Leka, me prindër shqiptarë, por i lindur në Nju Jork, po lë gjurmë në zhvillimin teknologjik në SHBA. Ai ka sjellë shumë risi në botën e teknologjisë informative atje dhe ka bërë emër të respektuar në këtë fushë ...
image
“Loja me hënën” e preshevarit
Një seri fotografish të fotografit shqiptar nga Presheva, Adrian Limani, kanë pushtuar mediat britanike, duke filluar nga Daily Mail, The Telegraph dhe së fundmi tabloidi ...
image
Frika dhe shenjtëria
Kur Islami - dhe në rastin konkret Muhammedi alejhis-selam, aq i kanë mahnitur dhe i mahnitin njerëzit e mençur dhe qëllimmirë të të gjitha epokave, kombeve, përkatësive fetare, për më tepër, pa marrë parasysh statusin e tyre social dhe profesionin, atëherë si të sqarohet incidenti më i ri, në serinë e shpeshtuar të primitivizmit antiislam!?...
image
Moti dhe natyra, spektaklet që krijohen natyrshëm (FOTO)
  Mot i vranët, ftohtë, shi apo butë dhe në fund një pamje magjepse e krijuar natyrshëm. Agjencia e lajmeve noa.al publikon bashkëngjitur një grup fotografish ...
image
Fjalët e fundit
Çfarë thonë të dënuarit me vdekje pak para se të ekzekutohen? Me qëllim që të kuptohet kjo gjë, në Teksas të SHBA’ve janë incizuar fjalët ...
image
Shkencëtarët: Ndryshime në pllakat tektonike
Tërmetet e fuqishme që goditen brigjet e Sumatrës në muajin prill mund të sinjalizojnë krijimin e një kufiri të ri pllakash tektonike. Ne nje studim ...
image
Bahamet, një ekosistem i përsosur (Foto)
Me 27 parqe detare kombëtare, një milion akër të mbrojtur, 4.023 kilometra parete oqeanike dhe gropa blu, 200 km katrorë barriera koralore dhe 20 pyje, ...
image
Kërkonin bombë, por gjetën një të porsalindur
Një grup ushtarësh polakë të ISAF-it në Afganistan janë kapur plotësisht në befasi, kur po ekzaminonin një pako të dyshimtë për bombë, por në të ...
image
Biznesmeni që shkon në punë duke fluturuar (FOTO)
Jeremy Paxton është një person i cili nuk shkon në punë si gjithë të tjerët, duke ecur, me makinë, autobus apo biçikletë. Biznesmeni britanik fluturon ...
image
Fëmijët torturohen mizorisht, i lënë të uritur e të flenë me të vdekur
Fëmijët në Siri janë nënshtruar ndaj një dhune të paparë, të keqtrajtimit, rrëmbimit dhe burgosjes, raporton organizata humanitare britanike, “Save the Children”. Raporti është shkruar ...
image
Vendi më i nxehtë në Tokë
Për gati një shekull, El Azizia në Veri të Libisë cilësohej si vendi më i nxehtë në Tokë. Por sot, një vlerësim i ri i ...
image
Banorët që jetojnë 10 vite pa rrymë
Një fshat afër Prishtinës është në terr që prej dhjetë vjetësh. Mungesa e rrymës ka bërë që edhe ata pak banorë që kanë jetuar dikur, ...
image
Fëmija më i vogël në botë (foto)
Charlotte Garside është fëmija më i vogël në botë pasi në moshën 5-vjeçare është vetëm 68 centimetra e gjatë dhe peshon vetëm 4 kilogramë. Por ...
Next
Arkivi
first first Maj, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull