Hyrje | Speciale | Vritet bebja sepse ishte vajzë

Vritet bebja sepse ishte vajzë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Për të paktën një javë ajo luftoi fort për të qëndruar në jetë, por e pati të pamundur për shkak se goditjet që kishte marrë në trup nga i ati ishin brutale.  Bebja Neha Afreen vdiq pas një ataku kardiak në spitalin e Bangalores, në Indi, të mërkurën në mëngjes.

Nëna e vajzës tre muajshe e kishte çuar të bijën më 5 prill në mbrëmje në spital, me plagë të rënda në kokë, qafë të thyer dhe shënja djegieje në trup. Babai i saj Umar Farooq, i cili merret me lyerjen e makinave akuzohet se i ka shkaktuar dhunë deri në vdekje vajzës së tij, vetëm se në vend të saj donte të kishte djalë.

Pavarësisht se Afreen shfaqi shenja përmirësimi të martën, gjendja e saj u përkeqësua pasi ajo pësoi konvulsione. Mjekët thonë se foshnja e kishte të pamundur që të qëndronte në jetë. Ndërkohë që në spital pritej të vinte një ekip doktorësh nga Instituti Kombëtar për Shkencat e Shëndetit Mendor, për shkak se Afreen kishte plage të rënda në kokë dhe kërkonte një kujdes të specializuar, vajza 3-muajshe nuk arriti dot të mbijetonte. 

Nëna e vajzës, Reshma rrëfeu se i shoqi i saj i alkoolizuar 37-vjeçar e kishte rrahur sistematikisht që ditën e lindi vajzën. Të enjten e shkuar ai u kthye i dehur në shtëpi dhe abuzoi sërish me gruan për shkak se ajo nuk i kishte sjellë në jetë djalin e dëshiruar. 

Kur Reshma ra për të fjetur, burri i saj Farooq akuzohet se i ka futur një rrobë në gojën e Afreen për t'i ndaluar të qarat dhe më pas e ka qëlluar me një objekt të fortë me majë. 

Reshma u zgjua në mesnatë dhe pa që foshnja kishte konvulsione. E informoi menjëherë burrin e saj, i cili u duk i painteresuar për këtë. Kur bebja nisi të vjellë gjak Farooq iku. Me ndihmën e fqinjëve, Reshma e çoi në spital foshnjën. Ajo tregoi se Farooq e kishte keqtrajtuar edhe dy herë të tjera vajzën, por ajo si nënë kishte heshtur duke dashur që të shpëtonte martesën. Herën e parë ai e kishte rrahur fëmijën, kurse herën e dytë, Reshma kishte gjetur shenja të djegies nga cigarja në ballë dhe mbrapa kokës. 

Reshma fillimisht kishte patur frikë të kontaktonte me policinë, por autoritetet i kërkuan asaj që të ngrinte padi ndaj të shoqit.Farooq është arrestuar dhe ndodhet në arrest deri më 21 prill, ku do t'i duhet të ballafaqohet me drejtësinë me akuzën e vrasjes. Vdekja e kësaj foshnjeje dhe rrethanat, në të cilën u zhvilluan ngjarjet kanë tronditur mbarë shoqërinë vendase dhe të huaj. (t.ch.)

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaSpeciale
Previous
image
E kaluara e Titos shqetëson Serbinë
Të fshehtat e këtyre kujtimeve janë pesë: gjithçka që ka qenë e panjohur për Titon, arsyeja e rrëzimit të Aleksandar Rankoviqit, ku janë eshtrat e Drazha Mihajloviqit, kush e çka punoi gjatë kohës së okupacionit si dhe rrëfime nga jeta e kundërshtarëve politikë të kohës së saj...
image
Ëndrra e Tedit – 100 vjet nga Kanali i Panamasë
Francezët dështuan në ndërtimin e kanalit, por Presidenti amerikan Roosevelt bëri të mundur të lëviznin malet, luftoi malarien dhe mushkonjat – dhe madje ndezi një revolucion të vërtetë, duke themeluar një shtet të ri – për t’i dhënë udhë projektit të tij që përfundoi në gusht 1914...
image
Shtetin Islamik e krijoi Amerika?
“Teori të tilla të shumta, vijnë për shkak se Uashingtoni ka treguar një prirje për ndryshimin e regjimit. Mbështetja për grupet kryengritëse nuk është një praktikë e re dhe kohët e fundit nuk ka qenë as efektive”, thotë Octavius Pinkard, një specialist në analizat e politikave të jashtme me qendër në Bruksel...
image
Rikthimi në BS, autogol për Rusinë
Ashtu si në kohën e Bashkimit Sovjetik, rusët kërcënojnë se nuk do të importojnë produkte perëndimore. Kremlini do të ndëshkojë BE. Ata që do ta vuajnë më shumë janë konsumatorët mendon Bernd Johann...
image
Evropa do t’i bjerë Rusisë në gjunjë
Në konfliktin në Ukrainë, Putini po shfaqet si shpëtimtari i madh i popullit të vet, dhe sanksionet po mobilizojnë edhe më fort forcat antiperëndimore. Mirëpo, në terma afatgjatë, ato mund të sjellin probleme ...
image
“Turqia e re”, çelësi i suksesit të Erdoganit
Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, të gjithë janë të sigurt se rrethi i parë i së dielës do të mjaftojë për ta vendosur atë për pesë vjet në krye të shtetit. Me gjithë uzurën prej dymbëdhjetë vjetësh në pushtet, skandalet dhe kritikat për rrëshqitjen e tij autoritare dhe islamiste, shefi i Qeverisë islamo-konservatore mbetet bindshëm politikani më i popullarizuar i Turqisë dhe duket se nuk ka gjë që do ta ndalë në përjetësimin e sundimit të tij pa ndërprerje në krye të vendit...
image
Arkeologu amerikan zbulon prova të pakundershtueshme se historia e njerëzimit duhet rishkruar
Historia e njerezimit te ketij planeti eshte genjeshtra me e madhe e treguar apo shkruar ndonjehere. Mezi pres qe e verteta te ekspozohet dhe qe ...
image
Iraku po shpërbëhet
Të ndarë ndërmjet shiitëve, sunitëve arabë dhe kurdëve, i përballur me një përparim spektakolar të xhihadistëve, i hallakatur nga zhvendosjet e popullatës, Iraku sot duket një vend rrugës së shpërbërjes. Harta e tij po rivizatohet ...
image
Pse Japonia është ndër vendet më të zhvilluara?
1. Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet “Rruga për te Morali”, ku nxënësit mësojnë për ...
image
Lufta paralele e diplomacisë
Në tryezë janë një sërë interesash, ndonjëherë personalë, herë të tjera kombëtarë dhe ndërkombëtarë që shkojnë nga prestigji tek pushteti, e deri tek përpjekjet për stabilizimin e rajonit, ose menaxhimin e konflikteve që, nga e ashtuquajtura “pranverë arabe” e deri sot e kanë transformuar Lindjen e Mesme në një fushëbetejë...
image
Sonja Lokar : Pa Evropën Juglindore, BE do të shpërbëhet!
Ka ndjekur studimet universitare dhe pas universitare në Fakultetin e Filozofisë dhe Shkencave Sociale, në Universitetin e Lubjanës. Prej vitit 1974 gazetare dhe analiste politike. ...
image
Familjet Berisha dhe Berger jetojnë në dy botë të ndryshme
Një familje zvicerane dhe një tjetër nga Shqipëria: të dyja banojnë dhe punojnë në të njëjtin vend, por jetojnë në mënyrë kaq të ndryshme. Një sociolog shpjegon arsyet, ndërsa një punonjëse sociale e ka përjetuar në praktikë këtë gjë...
image
Gjermanët nuk shpenzojnë,tani Evropa fillon të ketë frikë
Investime publikë pothuajse joekzistentë, konsumi privat shumë i dobët: ja pra, çfarë fsheh stanjacioni gjerman. Italia, Franca dhe më pas orbita më të gjera, Spanja dhe Portugalia pasojnë kundërgoditjet. Vetëm Britania e Madhe vazhdon rrugën e saj në një dimension paralel ...
image
Mësimet e dhimbshme të MH17-ës
Air France, British Airways, Singapore Airlines dhe disa shoqëri të tjera ajrore prej kohësh nuk fluturonin më mbi zonën e luftës në Ukrainën Lindore. Të tjera si Lufthansa i kanë ndryshuar vetëm tani itineraret e tyre për destinacionet në Azi, pas rrëzimit të Boeing 777 të shoqërisë Malaysia Airlines, i cili duket se u qëllua me një raketë dhe ku humbën jetën plot 300 vetë ...
image
Çfarë bënë myslimanët për hebrenjtë?
Ngadhënjimet islame të shekullit të shtatë ndryshuan botën, dhe për hebrenjtë ky ndryshim ishte me efekte të përhershme dramatike dhe me shtrirje gjerë. Brenda pothuajse një shekulli pas vdekjes së Muhamedit, në vitin 632, ushtria myslimane kishte pushtuar pothuajse tërë botën ku jetonin hebrenjtë, nga Spanja në drejtim të lindjes në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme deri në kufirin lindor të Iranit dhe më gjerë ...
Next
Arkivi
first first Gusht, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull