Hyrje | Speciale | Pylli i vetëvrasjeve

Pylli i vetëvrasjeve

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Për çdo vit, autoritetet nga aty largojnë nga 100 kufoma nga pylli Aokigahara, të zbuluara të varura në qendrën e vetëvrasjeve në Japoni-por kufomat tjera mund të mbesin të pazbuluara për vite të tëra. Pikërisht se pse kaq shumë njerëz vendosin ti japin fund jetëve të tyre në këtë pyll mbetet një enigmë. Azusa Hayano ka studiuar dhe ka hulumtuar pyllin për 30 vjet me radhë. Madje as ai nuk është në gjendje të jep ndonjë shpjegim të arsyeshëm për këtë trend.

Pylli Aokigahara është një vend i vetmuar për të vdekur. Aq i dendur është vegjetacioni në shpatet e Malit Fuxhi në Japoni, sa që është shumë lehtë të zhdukësh mes drunjve dhe të mos zbulohesh kurrë më. Për çdo vit, autoritetet nga aty largojnë nga 100 kufoma, të zbuluara të varura në qendrën e vetëvrasjeve në Japoni-por kufomat tjera mund të mbesin të pazbuluara për vite të tëra.
Pikërisht se pse kaq shumë njerëz vendosin ti japin fund jetëve të tyre në këtë pyll mbetet një enigmë, edhe pse më herët është sugjeruar se njerëzit e parë, të cilët kanë bërë vetëvrasje në këtë pyll, kanë qenë të inspiruar nga një vepër, e cila është shkruar aty.
Azusa Hayano ka studiuar dhe ka hulumtuar pyllin për 30 vjet me radhë. Madje as ai nuk është në gjendje të jep ndonjë shpjegim të arsyeshëm për këtë trend. E tillë është natyra e punës së tij, ai shpesh përballet me punën e vështirë të zbulimit të viktimave të vetëvrasjeve, apo që të ndërhyjë, kur zbulon njerëzit, për të cilët ende nuk është vonë. Ai vlerëson se ai personalisht ka hasur në mbi 100 kufoma gjatë 20 viteve të fundit.
Ky gjeolog ka marrë me vete një ekip të kameramanëve brenda në thellësi të pyllit, vend ky i cili njihet me emrin Jukai, për të ndarë me të tjerët përvojat e tij. Edhe përkundër faktit se nuk është në gjendje të jep përgjigje se pse aq shumë njerëz e vrasin vetën në Aokigahara, ai tani është në gjendje të kuptojë sjelljet e njerëzve të dëshpëruar, të cilët shkojnë në pyll për të mos u kthyer më. Në një dokumentar mjaft drithërues, ai flet për atë se si gjurmët, të cilat kanë mbetur prapa në këtë pyll, mund të zbulojnë se çfarë kanë menduar personat, në momentet para se të bëjnë vetëvrasje-apo, siç ka ndodhur në disa raste, të ndryshojnë mendjen dhe të largohen nga aty. Interesimi i tij për vdekjen dhe dëshpërimin mund të duket si një fascinacion morbid, por duke dëgjuar fjalët e tij, bëhet e qartë se ai vepron nga dëshira për të kuptuar dhe për të parandaluar këto tragjedi.
Filmi dokumentar, protagonist i të cilit është Hayano, fillon me një automjet të braktisur në një kënd të pyllit, me një hartë të hapur në karrigen e përparme të makinës. Hayano thotë se makina ka tashmë katër muaj që qëndron aty. “Besoj se pronari i automjetit ka hyrë nga këtu dhe nuk ka dal kurrë më nga pylli”, thotë ai. Po sa të hysh në pyll, mund të shihet një shenjë, me një mbishkrim me të cilin nga ata që synojnë të bëjnë vetëvrasje kërkohet që të mendojnë edhe një herë mirë. Megjithatë, për shumë njerëz, kjo është pika, nga e cila më nuk ka kthim.
Në shenjë mund të lexohet mbishkrimi:”Jeta është një dhuratë e çmuar nga prindërit tuaj. Ju lutemi, mendoni për prindërit dhe fëmijët tuaj. Mos i mbyllni gjërat në vete. Bisedoni për telashet tuaja”. Përkundër numrit alarmues të personave, të cilët kanë injoruar këtë këshillë, ka edhe të atillë, të cilët kanë ndërruar mendje. Të pasigurt se a dëshirojnë vërtetë të vdesin, ata prapa vetës lidhin një shirit, shpjegon Hayano, për ta shfrytëzuar atë më pas si një udhërrëfyes për të dalë nga pylli, nëse ndërrojnë mendjen.
“Në të shumtën e rasteve, nëse e ndjek shiritin, në fund do të gjesh diçka. Ose gjen ndonjë kufomë, ose gjen gjurmë se dikush ka qenë aty”, thotë Hayano. Në fund të një shiriti të këtillë, Hayano zbulon një kamp provizor dhe një tendë të braktisur-dëshmi, thotë ai, e ngurrimit. Duke ecdur më tutje, Hayano vëren një tendë të verdhë, në brendi të së cilës gjendet një mashkull, i cili thotë se ka dalë në kamping. Por Hayano, i cili nënvizon se ka bindur shumë njerëz që mos ta vrasin vetën, thotë se po sa ta sheh e njeh një person, i cili ka prirje për të bërë vetëvrasje. Pas një bisede miqësore dhe ndoshta edhe shpëtimtare, ai i thotë kampistit të supozuar:”Mendo mirë dhe bëhu pozitiv”. Sidoqoftë, një zbulim i fundit konfirmon se thjeshtë disa njerëz nuk mund të shpëtohen. Zbulimi, një skelet njerëzor ende me rroba dhe këpucë, trondit Hayanon.
Për të, vetëvrasjet në Japoni kanë ndryshuar me kalimin e viteve. Për dallim nga dikur, kur samurajët kanë vrarë vetën me ritualin harakiri, për të ruajtur nderin, vetëvrasjet sot janë dëshmi e izolimit social në botën moderne. “Mendoj se është e pamundur të vdesësh në mënyrë heroike duke bërë vetëvrasje”, thotë Hayano. (express)

Vlerëso tekstin
3.67

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaSpeciale
Previous
image
Të lëkundur, të padisiplinuar, krenarë e inatçorë
Karakteri i shqiptarit sipas 45 albanologëve Të lëkundur, të padisiplinuar, lakmitarë të parasë, të ndjeshëm, krenarë, inatçorë, por edhe trima, të vetëdijshëm, besnikë, mikpritës dhe me ...
image
Princi Karl, leksione të arabishtes për të lexuar Kuranin
Princi Karl është tepër i vendosur dhe i interesuar për të mësuar gjuhën arabe dhe ka marrë për mbi 6 muaj leksione private. E ka ...
image
Kush është Papa Françesku?
Papa Françesku, me emrin e lindjes Mario Bergoglio, i lindur në Buenos Aires si një ndër pesë fëmijët e një punonjësi italian të hekurudhës, konsiderohej ...
image
Leka i Madh i teknologjisë informative
Donald Leka, me prindër shqiptarë, por i lindur në Nju Jork, po lë gjurmë në zhvillimin teknologjik në SHBA. Ai ka sjellë shumë risi në botën e teknologjisë informative atje dhe ka bërë emër të respektuar në këtë fushë ...
image
“Loja me hënën” e preshevarit
Një seri fotografish të fotografit shqiptar nga Presheva, Adrian Limani, kanë pushtuar mediat britanike, duke filluar nga Daily Mail, The Telegraph dhe së fundmi tabloidi ...
image
Frika dhe shenjtëria
Kur Islami - dhe në rastin konkret Muhammedi alejhis-selam, aq i kanë mahnitur dhe i mahnitin njerëzit e mençur dhe qëllimmirë të të gjitha epokave, kombeve, përkatësive fetare, për më tepër, pa marrë parasysh statusin e tyre social dhe profesionin, atëherë si të sqarohet incidenti më i ri, në serinë e shpeshtuar të primitivizmit antiislam!?...
image
Moti dhe natyra, spektaklet që krijohen natyrshëm (FOTO)
  Mot i vranët, ftohtë, shi apo butë dhe në fund një pamje magjepse e krijuar natyrshëm. Agjencia e lajmeve noa.al publikon bashkëngjitur një grup fotografish ...
image
Fjalët e fundit
Çfarë thonë të dënuarit me vdekje pak para se të ekzekutohen? Me qëllim që të kuptohet kjo gjë, në Teksas të SHBA’ve janë incizuar fjalët ...
image
Shkencëtarët: Ndryshime në pllakat tektonike
Tërmetet e fuqishme që goditen brigjet e Sumatrës në muajin prill mund të sinjalizojnë krijimin e një kufiri të ri pllakash tektonike. Ne nje studim ...
image
Bahamet, një ekosistem i përsosur (Foto)
Me 27 parqe detare kombëtare, një milion akër të mbrojtur, 4.023 kilometra parete oqeanike dhe gropa blu, 200 km katrorë barriera koralore dhe 20 pyje, ...
image
Kërkonin bombë, por gjetën një të porsalindur
Një grup ushtarësh polakë të ISAF-it në Afganistan janë kapur plotësisht në befasi, kur po ekzaminonin një pako të dyshimtë për bombë, por në të ...
image
Biznesmeni që shkon në punë duke fluturuar (FOTO)
Jeremy Paxton është një person i cili nuk shkon në punë si gjithë të tjerët, duke ecur, me makinë, autobus apo biçikletë. Biznesmeni britanik fluturon ...
image
Fëmijët torturohen mizorisht, i lënë të uritur e të flenë me të vdekur
Fëmijët në Siri janë nënshtruar ndaj një dhune të paparë, të keqtrajtimit, rrëmbimit dhe burgosjes, raporton organizata humanitare britanike, “Save the Children”. Raporti është shkruar ...
image
Vendi më i nxehtë në Tokë
Për gati një shekull, El Azizia në Veri të Libisë cilësohej si vendi më i nxehtë në Tokë. Por sot, një vlerësim i ri i ...
image
Banorët që jetojnë 10 vite pa rrymë
Një fshat afër Prishtinës është në terr që prej dhjetë vjetësh. Mungesa e rrymës ka bërë që edhe ata pak banorë që kanë jetuar dikur, ...
Next
Arkivi
first first Maj, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull