Macja më e frikshme në botë
Më shumë se 100 kafshë nga Kazakistani dhe Kirgiztani morën pjesë në një event ku ftoheshin të gjithë pronarët e kafshëve shtëpiake të çuditshme. Macja në foto është ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen. Me dhëmbët si vampir dhe gjuhën flakë të kuqe pamja e saj shtynte shumë persona të bënin fotografi me të.
Kjo mace e racës Don Sphynx është me origjinë ruse dhe nuk ka qime. Edhe pse ka pamje të egër kjo racë përshkruhet si e dashur dhe shumë e afrueshme me njerëzit. Raca është shfaqur për herë të parë në vitin 1987 në qytetin Rostov-on-Don. Elena Kovaleva, profesoreshë në Institutin Pedagogjik Shtetëror në Rusi, e gjeti macen brenda një thesi që po përdorej si top futbolli nga disa fëmijë të vegjël dhe e mori në shtëpi. Me kalimin e kohës macja i humbi qimet dhe pasardhësit e saj ishin gjithashtu pa qime.
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Publikoni komentin tuaj