Spanja shkarkon Lopeteguin!

Julen Lopetegui më nuk është trajner i kombëtares spanjolle. Një ditë para se të startojë kampionati botëror në Rusi, Federata e Futbollit të Spanjës ka shkarkuar trajnerin që nënshkroi ditën e djeshme me Real Madridin. Kështu ka bërë të ditur Federata Spanjolle, e cila ndihet e zhgënjyer me veprimin e strategut. “Ne nuk ndjehem i tradhtuar, por problemi është se si kanë rrjedhur gjërat duke neglizhuar krejtësisht Federatën Spanjolle të Futbollit. Kjo është diçka që nuk mund të injorohet. Ne e falënderojmë Julenin për gjithçka që ka bërë, sepse ai është një nga njerëzit më meritor që janë përgjegjës se ne jemi në Rusi, por ne jemi të detyruar ta shkarkojmë atë. “Duhet të japim një mesazh të qartë për të gjithë punonjësit e Federatës spanjolle se ka disa forma të veprimit që duhet të përmbushen dhe nuk duhet të shkelen. Ndryshe, spanjolli është dashur ta merr drejtimin e Realit pas botërorit që do të startojë gjatë ditës së nesërme në Rusi.