Spanja ka emëruar trajnerin më të ri vetëm një ditë para fillimit të Botërorit. Ka qenë vetë presidenti i Federatës spanjolle, Luis Rubiales, i cili i ka besuar zyrtarisht përfaqësuesen Fernando Hierro-s, i cili më parë mbante postin e Drejtorit Sportiv në kombëtare.
Kjo lëvizje në momentet e fundit në prag të Botërorit erdhi në kuadër se trajneri, Lopetegui ditën e djeshme u zyrtarizua si trajner i Real Madrid për tre sezone të ardhshme, teksa drejtimin e “Los Blancos” do ta merrte pas përfundimit të karrierës në Rusi.
Ky fakt nuk i pëlqejë aspak presidentit të Federatës, teksa mori vendimin për ta shkarkuar dhe për të emëruar Hierro-n me detyrën për të drejtuar ekipin në “Rusi 2018”.
Ai do të jetë një trajner i përkohshëm, pasi kontrata e tij skadon në përfundim të Botërorit, por gjithsesi, e ardhmja e tij mund të vazhdojë në krye të Spanjës në varësi të rezultateve që skuadra do të arrijë në Botëror.