Pasi fitoi Serie A, Kupën e Italisë, Interi i Jose Mourinhos triumfoi edhe në finale të Ligës së Kampionëve. Klubi italiani fitoi ndaj Bayern Munichut me rezultat 2-0 dhe kështu kompletoi Tripleten e famshme. I gjithi ky sukses ka ndodhur shtatë vite më parë, por për tifozët e klubit nga Milano vazhdon të jetë një nga kujtimet më të mira pasi asnjë klub italian ende nuk e ka arritur këtë sukses. Golat në këtë takim i kishte shënuar Diego Milito.