Omer XHAFERI
Shkup, 3 shkurt – Lënda e gjyqësore për rastin e “Sopotit” ende nuk i është dorëzuar Prokurorisë Speciale Publike. Këtë për gazetën KOHA, e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Lençe Ristovska, e cila duke mos pasur se çka të shtojë, tha se për më tepër se dy muaj janë në pritje të pranimit të kësaj lëndë. Pas prolongimi të seancës së fundit që u mbajt në dhjetor të vitit të kaluar, procesi gjyqësor për këtë rast është caktuar të vazhdoj me datë 20 shkurt. Mirëpo, siç thanë nga PSP-ja, drejtuesit e Këshillit të Prokurorëve Publike (KPP), deri më sot nuk kanë dhënë asnjë sqarim se cilat janë arsyet e mos delegimit të kësaj lëndë deri tek ata. Në prononcimin e tij për gazetën tonë, kryetari i KPP, Petar Anevski, deklaroi shkurtë se në njërën prej seanca të ardhshme qe pritet të mbahen para datës 20 shkurt, këshilli që drejton ai, do ta ketë në rend ditë këtë pikë, gjegjësisht do të diskutojë për kërkesën e parashtruara nga PSP. Sidoqoftë, ai nuk pranoi të tregojë se cilat janë shkaqet që kjo lëndë, edhe pas dy muajve e më tepër, ende nuk iu transferuar Prokurorisë Speciale, komfor kompetencave që kjo prokuroi i ka mbi këtë lëndë. Mirëpo, avokati i një pjesë prej të akuzuarve në këtë rast, Naser Raufi, tha se mosdhënia e lëndës PSP nga KPP, nuk paraqet asgjë tjetër përpos vazhdim i obstruksioneve që i bëhen këtij institucioni që angazhohet për zbardhjen e shumë rasteve, të cilët burojnë nga përcjellja e komunikimeve të jashtë ligjshme.
”Mendoj se deri në mbajtjen e seancës që pritet të mbahet në fund të këtij muaji, kjo lëndë do t’i delegohet PSP-së. Megjithatë, vlerësoj se pasi rasti t’i delegohet speciales, fati i tij do të jetë i njëjtë me atë të lëndës “PUÇ”, ku aktakuza u tërhoq në mungesë të provave dhe kështu procesi nuk u zhvilluar më tutje. Mungesa e provave edhe në këtë lëndë mendoj se do të jetë shkaku kryesor që kjo procedurë të mos procedohet matej. Ndërsa, dorëzimi i kompetencave medoemos do të ndodh”, tha avokati Raufi, për gazetën KOHA. Rasti i “Sopotit” është një rast i montuar politik me qëllim burgosjen dhe maltretimin ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Kosovë e Maqedoni. Montimi eklatant është zbuluar edhe nga përgjimet e fundit të publikuara nga lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Në vitin 2003 në fshatin Sopot të Kumanovës, një xhip i “NATO”-s duke kaluar nëpër këtë fshat, me qëllim destinacionin për në fshatin Sushevë ka hasur në një minë ku humbën jetën 2 ushtarë polak dhe një përkthyes. Gjykata Penale e Shkupit, solli vendim që për këtë rast të fajësohen 13 banorë vendas ku vetëm me dëshminë e Ramadan Bajramit, të cilin e kishin detyruar ta nënshkruante letrën në të cilën pranohej fajësia e sopotasve me çka të njëjtit u dënuan me 156 vjet burg. Për disa vite me radhë këtë dënimi e vuajtën pesë banorë të këtij fshati, siç janë Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, Shaban Limani dhe Zenel Klaiqi, ndërsa 6 banorët tjerë u detyruan ta braktisnin fshatin.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.