Shkup, 6 korrik – Sonte në Qytetin e Strugës nis edicioni i 27-të me radhë i Festivalit ndërkombëtarë “këngë Jeho 2018”. Në këtë festival marrin pjesë gjithsej 16 shoqëri kulturore artistike nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria, tha për Gazetën Koha, drejtori i festivalit Zeni Jusufi.
Festivali do të mbahet tre netë me radhë, duke filluar nga sonte, nesër dhe pasnesër respektivisht më 6, 7 dhe 8 korrik.
Hapja e festivalit bëhet sonte në 20 e 30 në Sheshin e Qytetit. Sipas Jusufit, festivali nuk ka karakter garues ndërsa është përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Strugës.(koha.mk)