Kryesia e Partisë qeveritare progresive serbe (SNS), sot e refuzoi ofertën e presidentit aktual serb Tomisllav Nikoliq “të drejtuar ndaj Aleksandar Vuçiqit”, rreth mbështetjes së kandidaturës së përsëritur për president të shtetit, deklaroi nënkryetari i Partisë, Millosh Vuçeviq. “Nuk mund të shkoj në detaje por do t’ju them se Kryesia e refuzoi ofertën e Nikoliqit”, tha Vuçeviq për Radio televizionin Vojvodina.
Tomisllav Nikoliq edhe krahas kundërshtimit të kryeministrit, dëshiroi edhe mandat të dytë presidencial, me çka shkaktoi mosmarrëveshje në Qeverinë serbe. Burimet thonë se vërejtja e Vuçiqit ishte në atë që bashkëpartiaku i tij, vendimin nuk ia ka kumtuar fillimisht atij, dhe në këtë mënyrë “ai nuk ka për qëllim t’i lajmërohet, siç edhe nuk pret Nikoliq t’i lajmërohet, se më as nuk i intereson”, transmeton “Blic” beogradas. Komunikimi midis dy liderëve u zhvillua në letrën e dërguar nga Nikoliq deri te Vuçiq, në të cilën kërkon nëse nuk merr kandidaturë të dytë presidenciale, t’i kthehet e gjithë ajo që ia ka kthyer Vuçiqit kur është bërë president, ndërsa ato janë funksionet kryeministër dhe lider i SNS-së.