Tavani i një salle sportive në qytezën e Ceska Trebova, në Republikën Çeke, ka nisur të bjerë gradualisht, derisa është shembur tërësisht, gjatë kohës që në të po zhvillohej stërvitja e skuadrës së hokejit me patina të këtij qyteti. Shkak i shembjes së papritur të çatisë ka qenë dëbora e dendur që ka rënë, duke bërë që tavani të mos mbajë dot peshën.
Të gjithë sportistët që ishin brenda pallatit të sportit kanë nisur të vrapojnë të terrorizuar drejt daljes sapo kanë parë që tavani ka nisur të shembet, për fat të mirë gradualisht, ndërkohë që në harkun kohor të pak sekondave ai ka rënë totalisht në dysheme. Pamjet e këtij skandali janë filmuar nga kamerat e vendosura në pallatin e sportit.
https://www.youtube.com/watch?v=KgPjLDOjtTU