Berlin, 6 qershor – Simensi gjerman ka nënshkruar dhjetëra kontrata për bashkëpunim me kompani kineze, të cilave do t’u ndihmojë në ndërtimin e projektit infrastrukturor Një rrip një rrugë.
Kompania sot kumtoi se do të bashkëpunojë me kinezët në projekte energjetike dhe menaxhim me energjense, prodhim të fabrikës dhe ndërtimtari. Simens do të bashkëpunojë me Grupin nacional kinez të inxhinierisë kimike, Grupit hekurudhor ndërtimor dhe kompani tjera edhe atë në projekte në Indonezi, Filipine, Nigeri, Mozambik dhe në Amerikën Jugore.