Si t’i mbani larg thinjat?

194

Thinjat tregojnë se vitet kanë kaluar, por kjo nuk është për të gjithë. Ka disa njerëz që edhe pse në moshë të re kanë thinja në flokë. Tek femrat lyerja e flokëve është një nga mënyrat më të shpejta, e ndërsa tek meshkujt duket pak e sikletshme. Mos u mërzisni, ekziston një zgjidhje. Qëroni 5 patate dhe vendosi lëvoret e tyre në një tenxhere me ujë. Vendoseni tenxheren të vlojë për 5 deri 6 minuta, më pas vendoseni mënjanë dhe lëreni të ftohet. Më pas merreni lëngun dhe vendosni në një shishe ose enë plastike, ndërsa nëse dëshironi që ky lëng të mbajë erë të mirë atëherë mund të shtoni disa pika të vajit të preferuar esencial. Së pari lani flokët tuaj dhe pastaj shpëlani dhe bëni masazh kokës me këtë përzierje. Duhet të qëndrojë për pesë minuta para se të lani flokët me ujë të ngrohtë dhe shamponin tuaj. Përsëritni procesin disa herë në javë dhe së shpejti do të vëreni një përmirësim të dukshëm.

Të Ngjajshme