Shkencëtarët kanë provuar se me anë të disa teknikave popullore është e mundur që të zgjatemi 1.5 cm në javë falë shtrirjes së kolonës kurrizore dhe rritjes së lartësisë së diskut ndërvertebral me 1-2 mm. Qëndrimi i saktë do të shtojë një cm tjetër në gjatësinë tuaj.
Më poshtë po ju rendisim disa mënyra sesi mund të arrihet kjo gjë:
- Përdorni biçikletën vazhdimisht dhe shtrijini këmbët deri në fund.
- Varuni. Gjeni një vend të përshtatshëm për tu varur dhe qendroni ashtu për disa sekonda. Ushtrimi ndihmon në forcimin e muskujve kurrizore dhe të barkut. Gradualisht zgjasni kohën e qendrimit.
- Shtrini këmbët tuaja lart, aq sa mundeni. Është e rëndësishme të mbani trupin tuaj në një kënd të drejtë dhe të mos lejoni që këmbët të bien papritmas, sepse mund të lëndoheni.
- Bëni ushtrimin: Cobra. Përveç të qenit i mirë për shtyllën kurrizore, ky ushtrim mund të zgjasë edhe shpinën.
- Kërceni me litar. Ushtrimi ndihmon në forcimin e eshtrave dhe muskujve. Me kalimin e kohës, do të bëheni pak më të gjatë.
- Notoni. Noti kryeson listën e ushtrimeve që ju ndihmojnë të zgjateni, transmeton shije.al.
- Në ujë, ngarkesa tek disqet dhe kockat ndërvertebrore është shumë më pak dhe nyjet tuaja bëhen më të lëvizshme. Kjo e bën më të lehtë rritjen e gjatësisë suaj.